Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

 Hakerat publikojnë të dhëna të tjera të kompanisë “One Albania”

19:39 / March 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0608
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania “One Albania” ra pre e një sulmi kibernetik më 25 dhjetor, duke cënuar të dhënat e 1.2 milionë abonentëve të saj. Sulmi kibernetik u mor përsipër nga grupi i ashtuquajtur “Homeland Justice”, teksa gjeti të pambrojtur kompaninë celulare dhe futi në kolaps të gjitha sistemet e saj.

Por edhe pse shërbimet nuk funksiononin dhe sistemet ranë, kompania “One Albania” vazhdoi propagandën duke u mundur të përgënjeshtrojë sulmin dhe mosfunksionimin e sistemit duke thënë se nuk janë ndikuar nga ky incident.

Gjatë kësaj periudhe, hakerat “Homeland Justice” kanë publikuar vazhdimisht dokumente të brendshme të kompanisë telefonike “One Albania” në kanalin e tyre në Telegram, teksa të njëjtën gjë kanë bërë edhe ditën e sotme.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar një dokument me të dhënat e punonjësve në dyqanet e kompanisë “One Albania”.

“Ende i besoni gënjeshtarët? Mbështetja për terroristët është e turpshme. Edhe më keq është të gënjesh njerëzit e tu. A mendon se ata që dashurojnë MEK-un mund të mbrojnë “asetet” e njerëzve në të njëjtën mënyrë që mbrojnë të dhënat?”, thuhet në mesazhin e grupit në “Telegram”, krahas dokumentit.

Publikimi i të dhënave të punonjësve mund të jetë një paralajmërim, për publikimin e të dhënave të klientëve.

IMG 0609

Në 24 Tetor 2023, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vendosi të gjobisë shoqërinë ‘One” shpk me 10 milionë lekë të reja, për shkelje të disa detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për komunikimet elektronike dhe postare”. Një nga pikat që penalizoi shoqërinë ishte pikërisht mungesa e shërbimit të plotë, më saktësisht ndërprerja pa asnjë njoftim e sinjalit për abonentët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026

Braçe shpjegon votën pro Territoriales: Votova që të mos iki nga PS dhe të vazhdoj punën

13:18 / October 10, 2026

U arrestuan pasi goditën me vezë makinën e Ramës, lirohet Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj

12:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.