Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përdhunimet e paramilitarëve serbë, Osmani- Beogradit: Sillni kriminelët

18:54 / March 31, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Beogradi zyrtar që të mos dalë në mbrojtje të të akuzuarve për krime seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Duke folur në dokumentarin “Jehona e dhimbjes”, Osmani shprehet se Serbia është bërë mburojë për paramilitarët duke mos lejuar përballjen e tyre me institucionet e drejtësisë në Prishtinë.

“Ata që kanë kryer krimet dhe ata që i kanë mbështetur ato krime, pra shteti serb, nuk kanë treguar asnjëherë gatishmëri për tu ballafaquar me të kaluarën dhe rrjedhimisht  t’i vendosin para drejtësisë personat që i kanë kryer këto krime”, u shpreh Osmani.

Ajo nënvizon se tashmë Kosova ka ngritur një sistem model për trajtimin dhe adresimin e problemeve të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Si shoqëri besoj se jemi emancipuar jashtëzakonisht shumë që nga ato momentet e pasluftës dhe deri sot. Sot shoqëria kosovare, shteti i Kosovës, i përkrah në masë të madhe të gjithë të mbijetuarit e këtij krimi të tmerrshëm. Kosova është një ndër shtetet e pakta në botë që ka vendosur një sistem të suksesshëm të mbështetjes të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës duke krijuar komisionin qeveritar i cili mbështet edhe financiarisht këto të mbijetuara”, tha Osmani.

perdhunimet serbe Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.