Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

O’Brien: Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e marra në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE

22:47 / April 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
james
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, thanë të hënën se kanë biseduar në telefon për një gamë çështjesh që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe diskutimet lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, që ka çuar në mospajtime mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.

Zoti O’Brien shkroi në rrjetin X, se me presidenten Osmani diskutoi “rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Kosova në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin pakicë serb, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e marra në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Për Kosovën kjo përfshinë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shkroi ai.

Presidentja Osmani e cilësoi të dobishme bisedën me zotin O’Brien, ndërsa tha se ka nënvizuar “rëndësinë thelbësore të punës së bashku me aleatët tanë amerikan për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë.

Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, shkroi presidentja Osmani.

Të enjten Kosova dhe Serbia pritet të takohen në një raund të ri bisedimesh për zgjidhjen e situatës së krijuar pas rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Rregullorja që ka hyrë në fuqi me një shkurt, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.

Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re.

Javën që lamë pas Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e këtij Këshilli.

Asambleja parlamentare pritet të votojë gjatë muajit prill ndërsa vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës pritet në muajin maj, në Këshillin e Ministrave të këtij mekanizmi.

Vendimi nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kritikoi të premten ashpër perëndimin për qasjen ndaj Kosovës, ndërsa vendi i tij votoi kundër, ndonëse sipas ndonëse në marrëveshjen e arritur një vit më parë në Bruksel dhe në Ohër, të dyja palët zotohen se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshja parasheh po ashtu marrëdhënie të mira fqinjësore dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës dhe palët të përmbushin të gjitha marrëveshjet e mëparshme, por nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë.

Kosova obrien Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.