Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Velipojë.
I plagosur ka mbetur shtetasi E.M. Policia është në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.
Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas sherrit mes dy komshinjve.
I plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.