Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Do përdoret për të grabitur zgjedhjet”, Açka flet për komisionin e Dezinformimit: Bëhet për të kontrolluar mediat

14:34 / April 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MERITA FLUTURA ACKA 3 SHKURT 2023 PJ2 0001 frame 6607
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku u diskutua në lidhje me krijimin e një komisioni të posaçëm për Dezinformimin. Kërkesë kjo e ardhur nga PS dhe e miratuar me votat e mazhorancës. Mbi këtë çështje ka reaguar edhe deputetja e PD-së zyrtare, Flutura Açka e cila u shpreh se krijimi i këtij komisioni është i parakohshëm dhe se nuk është argumentuar mjaftueshëm që të jetë bindës për të kaluar në Konferencën e Kryetarëve.

Reagimi i plotë

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u vendos sigurisht siç ishte dhe me nxitim. Jo pa arsye ishte i nxituar vendimi për kalimin e Komisionit të Posaçëm për dezinformimin. Në fakt unë ngrita parashtresat e mia që janë disa arsye se pse është i nxituar, jo se jam kundër këtij komisioni. Por më duket e shumë e parakohëshme dhe nuk është argumentuar mjaftueshëm që të jetë bindës për të kaluar në Konferencën e Kryetarëve.

Kështu si kryetare e Komisionit të Medias, por edhe si deputete kam hijet e mia të dyshimit që do të jetë një arsye për të kontrolluar ndoshta më shumë median në Shqipëri, por edhe për të lënë pas dore punën e disa institucioneve të tjera të rëndësishme që i mbulojnë këto fusha. Por edhe për të kontrolluar ndoshta AMA-n, e cila e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme këtë vetrregullim. Por edhe me ndryshimet e fundit që kemi bërë, që kemi sjell në nëntorin e vitit të kaluar, ne kemi sjell ndryshimet në ligjin e AMA-s qëi rregullojnë këto çështje, të cilat ky komision do të mblidhet.

Një gjë tjetër që u kërkua me insistim ishte nëse do të ishte e mundur të kishte një bashkëkryetar të këtij komisioni në mënyrë që opozita të ketë mundësi që të ketë kontroll mbi veprimtarinë e këtij komisioni. Po them nga kërkesat e para që kam pasur nga aktorë të caktuar mediatik, është ngritur dyshimi që objekti i këtij komisioni do të jetë, ndoshta do të keqpërdoret dhe do të përdoret ndoshta për të kontrolluar.

Meqenëse jemi në një vit zgjedhor, duam nuk duam ne dhe kohëgjatësia e këtij komisioni që është fiks një vit i plotë deri në zgjedhjet e ardhshme mund të na çojë ndoshta për shkak të objektit që ka nga një lloj mbikqyrje deri te ndryshimi i kuadrit ligjor, ndoshta mund të përdoret në një moment të caktuar për të ndryshuar edhe Kushtetutën në funksion të grabitjes së zgjedhjeve. E them me keqardhje këtë gjë. Sepse përderisa një komision i tillë ka në dorë, ne kemi një përvojë të hidhur nga ndryshimet Kushtetuese të vitit 2020, kush na garanton që nuk do të ketë një ndryshim tjetër Kushtetues në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

Flutura Açka PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.