Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekonomisti i ri eksperimenton të jetojë pa ndihmën e parasë, ja si përfundoi …

22:12 / April 3, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekonomiste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa thonë se “paraja ngre ujin përpjetë”, por duket se britaniku Mark Boyle e mendonte ndryshe teksa ia kushtoi jetën eksperimentit radikal për të jetuar pa para, pa karta bankare apo forma të tjera finance.

Ekonomisti i diplomuar thotë se u frymëzuar nga lideri indian Gandhi, për të dhënë shembullin e ndryshimit në botë. Kjo pas gjashtë vitesh në punë si menaxher i një kompanie ushqimi në Bristol, në perëndim të Britanisë, ku ai vendosi se nuk donte më të kishte të bënte me “shpikjen e parasë”.

“Po diskutoja me një mik për problemet në botë në 2007, dhe po përpiqeshin të vendosnim se cilës do t’ia kushtonim jetën për të ndihmuar drejt zgjidhjes”, thotë ai për rrjetin CNN.

“Dhe në një moment qartësie, kuptova se rrënja e gjithçkaje ishte paraja, ishte ajo që prishte lidhjen e njerëzve me çdo gjë që ne bëjmë, qoftë në fabrikat e shfrytëzimit, në bujqësinë industriale të hektarëve me kultura të njëjta, apo të industrisë së luftës, kështu që vendosa të përpiqem të bëj pa të.”

Mark shiti shtëpinë e tij në barkë dhe u përgatit për jetën e tij të re, duke kërkuar të blinte një tendë, një kasolle, një rulotë apo çdo tip strehimi tjetër, dhe shpejt u shpërblye nga mirësia njerëzore.

“Nuk prisja të gjej një rulotë, por një grua e sjellshme kishte një të vjetër që nuk i nevojitej më dhe i kushtonte ta mbante, kështu që ma dha”.

Kështu që me një strehë sipër kokës ai u vendos pranë një ferme ku u ofrua të punonte vullnetarisht për tre ditë në javë në këmbim të vendit për të qëndruar, si dhe të merrte perimet që mund të rriste vetë.

Vendasit i dhanë atij një sobë me dru dhe një ngrohëse me gaz për rulotën, bashkë me bashkë me panele diellore. Mark nisi të gatuante ushqimin e tij në sobën me dru dhe lahej në dushin e improvizuar nga një qese me ujë e varur në pemë që ngrohej nga dielli. Tualeti tij ishte një vrimë në tokë me një strukturë modeste prej druri rrotull për të mos trazuar ndonjë shëtitës që kalonte aty pranë.

Me xhepat e zbrazur ai nuk kishte nevojë të mbante as çelësa për të mbyllur rulotën  dhe nisi të kishte besim të bota e tij e re. Ai nuk pinte më kafe në mëngjes pasi ingredientët për mëngjesin e tij mund të mblidheshin vetëm nga bimësia rreth rulotës së tij.

“Tani pij çaj bimësh të egra, nganjëherë me limon dhe luleradhiqe. Janë shumë të ushqyeshme, kanë hekur, kalçium e anti-oksidantë.

Megjithëse nuk ishte e thjeshtë por me sfida e saktifica, jeta për Mark vazhdoi, dhe pas 18 muajsh ai dëshiron të ndryshojë më asgjë. Mark thotë për rrjetin CNN se nuk ka qenë kurrë më i lumtur apo në formë më të mirë fizike.

“Muajt e parë isha thjeshtë duke kërkuar rrugën time. Nëse mendoni se është e rëndë të ndryshosh banesë apo vendin e punës, imagjinoni të ndryshoni gjithçka përnjeherë. Por për dy muaj unë kisha të gjitha rutinat e mia të përcaktuara sërisht”.

Rrugëtimi radikal i Mark përshkruhet në librin e tij “The Moneyless Man” (Burri pa para), ku detajohen sfidat e tij dhe rruga e vështirë por shpërblyese që përshkoi. Aty shpjegohet gjithashtu filozofia e motivimit të tij se një shoqëri e lumtur, e drejtë dhe më e sigurte, vjen kur lidhja mes njerëzve nuk motivohet nga paraja. Aventura e  Mark i ka mësuar shumë atij dhe ka frymëzuar të tjerë, por ai mbetet filozofik për suksesin e tij.

“Ngrihem çdo mëngjes dhe përpiqem të them, çfarëdo të ndodhë, le të ndodhë. Përpiqem ta marr jetën si vjen dhe ta shijoj këtë”.

Ai shton se fitimet nga libri i tij do të shkojnë që krijimin e një “Komuniteti të ekonomisë së lirë”, ku njerëzit të eksperimentojnë së bashku të jetojnë pa paranë.

ekonomisti eksperiment mark boyle
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.