Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria i jep 130 milion lekë shpërblim anëtarve të KED dhe stafit mbështetës

18:51 / May 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KED
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka parashikuar të shpërblejë me 130 milion lekë të vjetra anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si edhe stafin mbështetës të tyre.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë dhe parashikon shpërblimin e 8 anëtarëve të KED-së si edhe ekspertëve që asistojnë punën e tyre. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i ri i ngritur në sistemin e drejtësisë i cili parashikon ndër të tjera miratimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si edhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

gjykata kushtetuese

Por prej më shumë se 1 viti vendi është pa gjykatë Kushtetuese ndërsa KED është ngritur që në 8 dhjetor të vitit 2018. Mbase shpërblimi i qeverisë mund ta përshpejtojë punën e institucionit për miratimin e kandidaturave për anëtar në Gjykatën Kushtetuese si edhe zgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Vendimi:

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI, NGA FONDI REZERVË I BUXHETIT TË SHTETIT PËR SISTEMIN E DREJTËSISË, MIRATUAR PËR VITIN 2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Gjykatës së Lartë, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në zërin “Shpenzime personeli”, i shtohet fondi, prej 9 929 904 (nëntë milionë e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e nëntëqind e katër) lekësh, për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe të personelit mbështetës të caktuar pranë tij nga Gjykata e Lartë.

Gjykatës së Lartë, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në zërin “Shpenzime operative”, i shtohet fondi, prej 3 300 000 ( tre milionë e treqind mijë) lekësh, për shpërblimin e ekspertëve dhe shpenzimet e tjera operative të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Efekti financiar, prej 13 229 904 (trembëdhjetë milionë e dyqind e njëzet e nëntë mijë e nëntëqind e katër) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për sistemin e drejtësisë, miratuar për vitin 2019.

Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data 1 janar 2019.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata e Lartë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

130 milion lekë Qeveria shperblim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.