Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Miratimi i Amnistisë Penale me 110 vota, Alibeaj: Marrëveshja la në mëshirë të fatit protestuesit dhe sulmuan SPAK-un

14:39 / April 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeajjj 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me “Amnistinë Penale”, e cila u miratua dje në Kuvend me 110 vota. Për të marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, la në mëshirë të fatit protestuesit dhe sulmuan SPAK-un.

”Me marrëveshjen e djeshme mes dy palëve për amnistinë penale u arritën disa qëllime. Së pari ishte qëllimi për të amnistuar drejtorët e korruptuar të qeverisë Rama dhe të bashkisë Veliaj apo të çdo lloj bashkie tjetër të partisë socialiste. Me ndërhyrje në amnisti, u krijuan hapësira që drejtonin struktura të larta të administratës së kësaj qeverie apo të bashkisë të mund të përfitojnë apo të dalin nga burgu.

Së dyti u lanë në mëshirë të fatit protestuesit, protestues që janë qytetarë të këtij vendi të thirrur nga Partia Demokratuike, të thirrur nga shoqëria civile të cilët kanë dalë në protesta sigurisht kundër kësaj pjese tjetër të korruptuar të qeverisë për të kërkuar të drejtat e tyre. Dje, me aktin e amnistisë nuk përfitojnë protestuesit. Ata vazhdojnë të enden prokurorive, gjykatave vazhdojnë të jenë ende nën thundrën e represionit policer të kësaj qeverie.

Dhe i treti, ky ishte synimi më i madh i marrëveshjes, ishte goditja e SPAK-ut. Atmosfera e cila ka bashkëjetuar gjatë kësaj kohe për sulme, herë sporadike, herë të sinkronizuara për të goditur BKH-n, siç kryeministri Rama ka bërë. Për të krijuar një komision të posaçëm për ta kontrolluar, për të krijuar komisione paralele në parlament. Dje arriti kulmin ku me një akt ligjor, produkti i SPAK-ut dhe i GJKKO-s, u godit në momentin më të vështirë të SPAK-ut. Po dje në raportimin që drejtuesi i SPAK-ut bëri, lëshoi sinjale të rëndësishme ndihme. Referoi që 40% ka rënë numri i referimeve, i kallëzimeve nga organet shtetërore drejt SPAK-ut”.

alibeaj Amnistia penale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.