Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paketa e Sigurisë, Balla kërkon bashkëpunimin e të rinjve në luftën kundër drogës, dhunës dhe bullizmit

21:30 / April 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1712431229 taulantballaboramuzhaqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla vizitoi sot shkollën e mesme “Ibrahim Muça” në qytetin e Librazhdit, ku dha mesazhe të forta për nxënësit, stafin arsimor dhe komunitetin e prindërve që të bëhen bashkë për të luftuar disa prej fenomeneve më shqetësuese, për të rinjtë, siç janë përdorimi i lëndëve narkotike, dhunën online dhe ajo me bazë gjinore.

Balla shoqërohej gjatë kësaj vizite nga ministrja e Shtetit për Rininë e Fëmijët, Bora Muzhaqi si dhe nga autoritet e pushtetit vendor e zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Ministri kujtoi se vetë ai ka nxënës në gjimnazin “Ibrahim Muça” dhe me këtë rast falënderoi të rinjtë, mësuesit dhe komunitetin e prindërve që ndër vite i kanë dhënë një emër të mirë kësaj shkolle, duke e mbajtur larg fenomeneve negative e të rrezikshme.

”Unë jam produkt 100 “bio” i kësaj shkolle dhe gjej rastin të falënderoj të gjithë mësuesit që ndër vite i kanë dhënë emër tepër të mirë kësaj shkolle. Të falënderoj të gjithë prindërit që janë sot këtu si pjesë e bordit të prindërve e po ashtu, autoritetet vendore, kryetarin e bashkisë dhe gjithkënd që ka kontribuar, por mbi të gjitha të falënderoj djemtë e vajzat e kësaj shkolle, të cilët, nga raportimet që marr nga DVP Elbasan e komisariati këtu, Librazhdi nuk është një bashki ku të kemi një problematikë të theksuar”,-tha Balla.

Ministri bëri një apel për të rinjtë e shkollave të mesme që të merren me sport, pasi vetëm kështu mund të fitojnë mbi veset negative e me pasoja. “Dua t’u kërkoj të rinjve të Librazhdit sot që të heqin dorë nga lëndët narkotike dhe të fokusohen sa më shumë te sportet. Para pak kohësh kemi bërë këtu një palestër dhe bashkë me bashkinë dhe FSHF do të investojmë në më shumë fusha sportive në dispozicion të të rinjve dhe mënyra më e mirë për të luftuar veset është sporti”,-deklaroi ai.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.