Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Vrapues nga 30 vende të botës, Gega e para në ‘Berat Green Half Marathon’

15:11 / April 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maratone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar mesditën e sotme në Berat “Berat Green Half Marathon”, Maratona e madhe ku morën pjesë 400 vrapues, sportistë profesionistë dhe amator, nga mbi 30 shtete të ndryshme.

Maratona e sotme nisi në qendër të qytetit, në orën 09:00 dhe sportistët pjesëmarrës ju nënshtruan dy garave, sipas përzgjedhjes së tyre. Sfida më e gjatë ishte ajo prej 21 km dhe gara e dytë ishte gara në një distancë më të shkurtër, gara 10 km.

Në të dyja garat e Maratonës vrapuesit përshkruan intenerare të ndryshme, duke shijuar pamjet piktoreske dhe muzeale të qytetit të Beratit, ndërkohë që e gjithë gara ishte e monitoruar nga organizatorët nëpërmjet Droneve.

Maratona i çoi vrapuesit drejt zonave mahnitëse të Beratit, duke përshfaqur përpara tyre kështjellën madhështore dhe lumin piktoresk të Osumit.

Ai që mbërriti i pari në Finish, duke fituar edhe Maratonën e madhe të Beratit,në garën prej 21 km, ishte 21-vjeçari Nikola Bedini lindur dhe rritur në Itali, me origjinë nga qyteti i Beratit.

Garën prej 10 km të kësaj Maratone e fitoi kampionia shqiptare Luiza Gega, ndërkohë që çmimin e “maratonomakut” e mori 78-vjeçari Sotir Qirjaqi, për të cilin kjo ishte gara e tij e 262 ku kishte marrë pjesë.

Në përfundim të Maratonës, fituesit Nikola Bedini e Luiza Gega dhe pjesëmarrës të tjerë në Maratonë shprehën vlerësimet e tyre rreth këtij eventi si dhe folën rreth eksperiencës së tyre në këtë garim, ku konkurrenca ishte e lartë mes sportistëve pjesëmarrës.

Berat luiza gega maratone
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026

Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’!

22:57 / October 26, 2026

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.