Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Ministrja Balluku shkon në Llogara dhe jep lajmin: Tuneli dhe rrugët lidhëse do të jenë gati në qershor

15:59 / April 8, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projektet në infrastrukturë janë prioritet kryesor i qeverisë, dhe një nga veprat e rëndësishme, tuneli i Llogorasë, në Vlorë, në nisje të sezonit turistik në muajin qershor, do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë drejtuesit e automjeteve. Krahas ndërtimit të tunelit, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse të kësaj vepre me akset rrugore kombëtare, për të qenë gati në datën 30 qershor, kur parashikohet të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli inspektuan punimet në kantier, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit sa i takon infrastrukturës. “Po punohet për formimin e trupit të rrugës. Pika lidhëse me rrugën ekzistuese është trajtuar si një nyje e mirëfilltë ku janë parashikuar 4 korsi. Korsitë e pritjes dhe dy korsitë e vajtjes-ardhjes të cilat janë të pandërprera. Do të ketë të gjithë sinjalistikën dhe elementët e nevojshëm të sigurisë”, sqaroi Gjyli.

Në tunelin e Llogorasë po punohet për betonimin e metrave të fundit, për të vijuar më tek proceset e tjera, asfaltimi, sistemi ndriçimit dhe ajrimit. Balluku, duke vlerësuar ecurinë e punimeve, tha se këtë sezon turistik tuneli i Llogorasë do të jetë i aksesueshëm, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut. “Sot nuk erdhëm thjesht për tunelin, pasi tuneli e ka ecurinë konstante, sot kemi ardhur për të parë rrugët lidhëse që është pjesa më e rëndësishme, sesi do të devijohet i gjithë trafiku nga dalja e tunelit dhe më pas për t’u lidhur me rrugën e Palasë-Dhërmi që është një tjetër pjesë e re që ne kemi ndërtuar”, u shpreh ajo.

Ministrja njoftoi gjithashtu se këtë sezon, automjetet e tonazhit të rëndë nuk do të mund të kalojnë përmes tunelit, për t’i dhënë kohë veprës që të konsolidohet. Ato do të vijojnë të qarkullojnë përmes aksit aktual. “Do të saktësojmë gjithçka edhe me policinë rrugore, ashtu siç kemi bërë gjithmonë, por duhet patur parasysh që automjetet e tonazhit të rëndë nuk do të kalojnë në tunelin e Llogorasë këtë verë, pasi do të jemi në kolaudim e sipër. Do të jetë i hapur vetëm për automjetet private dhe për autobusët, edhe autobusët e turistëve edhe të udhëtarëve. Ndërkohë që mjetet e tonazhit të rëndë do të vazhdojnë dhe do të ndjekin rrugën e vjetër për të mos krijuar probleme”, nënvizoi Balluku.

Në kantierin e Llogorasë po punohet 24 orë në 24 ndërsa janë marrë masat për të mos krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në pikën ku po krijohet nyja e cila do të lidhë daljen nga tuneli me rrugën ekzistuese.

belinda balluku llogara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.