Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vidhet makina “Range Rover” e sapoblerë në Durrës, pronari i ofron shpërblim personit që i jep informacion

20:15 / April 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina dr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një automjet tip fuoristradë “Range Rover” është vjedhur me thyerje në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Vjedhja ndodhi në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, përballë një shkolle 9-vjeçare, ku pronari i automjetit parkonte zakonisht automjetin e blerë pak ditë më parë. Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë fiksuar dhe autorin e vjedhjes së automjetit që vjen në këmbë dhe largohet me automjetin e vjedhur.

“E mora vesh kur u çova në mëngjes për të shkuar në punë dhe pashë që nuk ishte makina. ishte thyer xhami i shoferit. Me anë të kamerave u pa se është marrë në orën 03:30 nga një person i veshur me xhaketë gri dhe kapele të zeza. Pas kësaj ore nuk di më asnjë informacion për makinën”, tha pronari i automjetit, Herald Dervishi.

Automjeti i vjedhur ka pasur sistem alarmi, por ai nuk është aktivizuar. Sipas Dervishit, kohët e fundit ky lloj mjeti ka rënë shpesh pre e hajdutëve, ndërsa apelon për ndihmë dhe kundrejt pagesës.

“Vetëm kësaj lloj makine po i bien. Është Range Rover Evoque i vitit 2012 me motor 2000 nafte. Shpresoj ta gjej dhe me mirëkuptim, ose dhe kundrejt një pagese, shpërblimi. Ta paguaj e të gjej makinën. Shpresoj te i madhi Zot, Policia para, ne prapa.”

Me të marrë denoncimin për vjedhjen e mjetit policia vendore ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit të cilat po vlerësohen për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Dyshimet janë që automjetet vidhen për tu shitur e përdorur më pas në ngjarje kriminale, por edhe për tu çmontuar për pjesë.

Durres Makina vidhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.