Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Influenca ruse në Shqipëri, Ngjela: Moska ka njerëz këtu, ja cilët janë politikanët që i shërbejnë

09:46 / April 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News foli për ndikimin rus në Shqipëri dhe politikanët e lidhur me Moskën zyrtare.

Duke iu referuar kërkesës së PS për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrjet e huaja në Shqipëri dhe dezinformimin, Ngjela tha se SHBA-të mund t’u kenë zbuluar të dhëna. 

Ndërsa sa i takon përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar në politikën shqiptare, avokati tha se në 2017-ën kur PD hyri në Çadër para kryeministrisë, në Tiranë kishte 280 oficerë rusë.

“Ka mundësi që politika amerikane t’u ketë dhënë të dhëna. Që kush janë individët që mund të kenë filluar lëvizjen me Moskën. Në momentet kur ishte çadra këtu, ishin 280 oficerë rusë, në 2017-ën. Unë e denoncova dhe nuk mu përgjigjën menjëherë dhe pas një muaji e ca doli ambasadori dhe tha që nuk është e vërtetë. Ekspertët më thanë, avokatë nuk mund ta dini se çfarë mund të ndodhte. Kishin parashikuar edhe një skenar të rrezikshëm. Kanë njerëz ata këtu, ta dini. Nuk vijnë kot 280 oficerë, 3 i arrestuan përballë çadrës. Mirëpo i lëshuan, sepse u thanë nëse nuk i lëshoni, vijmë i marrim vetë”– tha Ngjela. 

Më tej avokati duke analizuar se ku mundet Rusia të ketë ndikim në politikën shqiptare, tha se më së shumti ishte tek e djathta duke qenë se ka kohë që qëndron në opozitë. 

“Ata janë prezentë, nuk ka rëndësi se ku. Duan me çdo kush të kenë influencën e tyrë këtu sepse bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor me aleancën amerikane, dobëson Rusinë. Ka mundësi që më shumë të jenë djathtas, por edhe majtas mund të jenë. Pse them që mund të jenë djathtas? Sepse ka shumë kohë që janë në opozitë”– shtoi avokati Ngjela.

Ngjela ruse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.