Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestimi i vrasësit të taksistit pas rreth 20 vitesh, reagon vajza e viktimës: Pas ngjarjes u largova nga vendi, tani…

22:28 / April 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin shahini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajza e taksistit i cili u vra në vitin 1995, Rozeta Alite, ka reaguar pas lajmit se autori u kap dhe ekstradua nga Koreja e Jugut, ku fshihej prej më shumë se dy dekadash.

Në një koment të lënë në profilin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ajo shprehet ndër të tjera se ndalimi i vrasësit së të atit, Ervin Shahini, i ka kthyer besimin te drejtësia që e kishte humbur, ndaj edhe ishte larguar nga Shqipëria për të ndërtuar jetën në Shtetet e Bashkuara.

“Përshëndetje Zoti Ministër Taulant Balla,

Uroj të jeni mirë. Do doja tju falenderoja nga zemra për punën e palodhur që bëni cdo ditë në Shqipëri. Unë jam vajza e Xhemali Alite që është vrarë në Gusht, 1995 nga Ervin Shahini. Kapja dhe ekstradimi i këtij krimineli dhe kthimi në Shqipëri më ka kthyer besimin në drejtësi. Unë i kisha humbur shpresat se do kishte drejtësi për vdekjen e babait tim.

Babai im është vrarë në mënyre barbare nga Ervin Shahini dhe i është marrë taksia në Gusht të 1995. Vdekja e babit tim, na ndryshoi jetën mua, mamasë time dhe motrës time. Unë jetoj prej 20 viteve në Amerikë dhe nuk kam dashur kurrë të kthehem sepse nuk besoja më në drejtësinë e shtetit Shqiptar. Atë që keni bërë ju të ktheni një kriminel në Shqipëri pas 29 viteve nuk e bëri asnjë që ka qenë në atë pushtet dhe karrige.

Ju falenderoj me gjithë zemër ju dhe policinë e shtetit në emër të familjes time për punën e palodhur që bëni cdo ditë dhe për drejtësinë që vendosni në Shqipëri. Ju jam mirënjohëse gjithë jetën unë dhe familja ime! Me respekt për ju dhe punën tuaj”, shkroi ajo në reagimin e saj.

status

Ervin Shahini taksisti Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.