Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U gjet e pajetë në Itali, policia: Sfida në TikTok mund ta ketë çuar 22-vjeçaren në kërkim të fantazmave

10:22 / April 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1108
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 22-vjeçare franceze, trupi i gjakosur i së cilës u gjet në një kishë të braktisur në Italinë veriore gjatë fundjavës, sipas policisë dyshohet se ishte duke kërkuar për një ndërtesë ku brenda saj besonte se kishte fantazma. Një zëdhënëse e policisë tha për CNN se ajo u tha anëtarëve të familjes për planet e saj përpara se të largohej nga fshati afër Lionit ku jetonte.

Policia beson se viktima mund të ishte përpjekur të kryente një sfidë në TikTok, duke shtuar se vdekja e saj mund të lidhej me një konkurs të gjuetisë së fantazmave që luhej në Francë në platformën e mediave sociale. Policia është ende në kërkim të një të riu që është parë me të. Ka edhe dy raste të tjera të personave të zhdukur në zonë për të cilat policia thotë se mund të kenë lidhje.

Sipas zëdhënëses, viktima dhe shoku i saj ishte parë në zonë të veshur si “vampirë”. Një dëshmitar ka thënë për policinë se e reja ishte shumë e dobët dhe e zbehtë duke shtuar se dukej si një “kufomë në këmbë”.

Sipas ekspertit mjekësor, e reja ishte goditur me një thikë dhe ishte gjakosur deri në vdekje. Ajo kishte gjithashtu dy të shtëna me armë zjarri në qafë dhe një në bark që policia thotë se mund të jenë shkaktuar pasi ajo vdiq. Policia thotë se gjeti një pako me “marshmallow” rozë dhe disa sende ushqimore pranë trupit të saj. Gruaja nuk kishte dokumente apo celular në të kur një banor lokal zbuloi trupin e saj të dekompozuar.

Prokurori i zonës, Manlio D’Ambrosi tha për mediat lokale se ata po hetojnë gjithashtu praninë e një furgoni që u pa nga pamjet e vëzhgimit pranë kishës së braktisur javën e kaluar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.