Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në një program televiziv, ka komentuar votimin e zhvilluar në Kuvend sot ku mazhroanca nuk lejoi shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës.
Ajo u shpreh se qëndrimi i mazhorancës ishte koherent dhe se ishte shprehur dhe më parë, ndërsa theksoi se problematika sipas saj qëndron në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.
Imeraj tha se nëse çështja ishte për t’u gjykuar në themel, nuk ishte nevoja të pritej kaq gjatë dhe nuk kishte nevojë të lihej hapësira për interpretime.