Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë, kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit.
Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore, ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8 në 27 gradë Celcius.
