Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Simbol i statusit dhe pushtetit”, gjendet në Kroaci përkrenarja Ilire 2500 vjeçare

12:03 / April 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kroacia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Një ekip aerkeologësh në Zakotorac të Kroacisë, kanë bërë një zbulim të madh së fundmi.

Mediat kroate shkruajnë se gjatë kërkimeve të bëra, është gjetur një përkrenare ilire rreth 2500 vite e vjetër. Zbulimi i përkrenares është rezultat i një kërkimi katër vjeçar nga ana e arkeologëve të cilët gjetën një sasi të madhe materialesh të vlefshme që mund të ndryshonin njohuritë ekzistuese mbi kolonizimin grek të Mesdheut në mijëvjeçarin e fundit para Krishtit. 

“Tani paraprakisht mund ta datojmë këtë përkrenare në shekullin e gjashtë para Krishtit. Është shumë interesante që këtu shfaqen dy lloje të ndryshme në të njëjtin vend, gjë që në fakt flet për vazhdimësinë e fuqisë së komunitetit në fjalë. Këto helmeta kanë qenë gjithmonë një simbol i një lloj statusi dhe pushteti”, tha profesor Hrvoje Potrebic nga Departamenti i Arkeologjisë i Fakultetit Filozofik në Zagreb.

Një helmetë të paktën 2500 vjeçare

Gërmimet në këtë vend kanë filluar 4 vjet më parë dhe që në vitin e parë u zbulua një përkrenare greko-ilire dhe ishte një surprizë e madhe në atë kohë. 

“Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para. Ato janë pak më ndryshe, mendojmë se i përket shekullit V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende duhet të përcaktoni detajet”, pohoi arkeologia e re Kalebota.

Përkrenarja u gjet në një dhomëz gjysmërrethore, rrethuar me një grumbull të madh gurësh, ndërsa e para u gjet në zonën pranë varrit me shumë artefakte të tjera si kopsa, rruaza, enë qeramike, qelibar e të tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.