Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një kandidat nga burgu? Kryeministri grek do që Beleri të bëhet eurodeputet, sfidë drejtësisë shqiptare dhe Europës

14:35 / April 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beleri mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fredi Beleri, personazhi më i diskutuar që ndodhet në burg, mesa duket do lërë Himarën për të cilën është në burg, pasi mund të jetë kandidati i ”Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet për parlamentin evropian. Media greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull ku shkruan se tashmë është e sigurt dhe Beleri është vendosur në listën e partitë në pushtet në Greqi.

“Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin bllokuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, shkruan “Kathimerini”. Në Shqipëri po pritet për një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin. Një vendim fajësie do të shpallte zgjedhje të parakoshme për Himarën, ndërsa pafajësia do të bënte që Beleri të betohej si kryebashkiak.

Prej afro një viti, Greqia është në ”luftë” për Fredi Belerin, dhe ka ndërhyrë në punët e drejtësisë shqiptare, madje këtë çështje e kanë dërguar edhe në Europë, ku kanë kërkuar që Shqipëria të lirojë Belerin, madje edhe kanë kërcënuar me pengim të Integrimit të Shqipërisë në BE.

Kundër kandidaturës së Belerit janë shprehur ministri i Jashtëm, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek, Papadhopoulou. Shumica e mediave greke vlerësojnë se përfundimisht Mitsotakis ka marrë vendimin për ta përfshirë Belerin në listën e tij dhe do ta deklarojë atë në orën 18:00 ora greke.

Beleri është një personazh me probleme me drejtësinë, dhe kjo zgjedhje e kryeministrit grek do ta vërë edhe atë përballë një sfide të madhe. Kundër drejtësisë shqiptare dhe përballë Europës do të kërkojë që të ketë një deputet që është i arrestuar për korrupsion në zgjedhje, që BE-ja e dënon dhe kërkon figura të pastëra.

Fredi Beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.