Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Debat që ka kaluar çdo lloj limiti, muhabet rruge”, Minxhozi nuk përmbahet: Provokim i Metës, flet me vepra, nuk ka nevojë të futet fare në…

21:29 / April 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skender minxhozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani ka rrëzuar akuzat e Ilir Metës se ishte takuar me ish agjentin e FBI-së, Charls McGonigal. Kreu i SPAK i mohoi këto akuza si të pabaza.

Por Ilir Meta nuk e frenoi dozën e akuzave ndaj Altin Dumanit, madje e etiketoi kreun e SPAK-ut si kushëri të një tjetër personazhi në SPAK, Nuredin Dumanit.

Lidhur me këtë çështje është diskutuar në mbrëmjen e kësaj të marte në një emision televiziv, ku analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar se Meta e provokoi Dumanin, por ky i fundit merret me fakte dhe nuk ka nevojë të bëjë deklarata.

Ai e ka konsideruar këtë debat si muhabet rruge, pasi ka kaluar çdo lloj limiti.

Minxhozi: Dumani u ftua në një debat që ka kaluar çdo lloj limiti të pranueshëm. Është edhe më e rëndë se folklor, është një muhabet rruge, nuk mund të quhet dhe muhabet kafeneje. Janë kërcënime nga një zotëri që në të gjitha sondazhet e fundit që unë kujtoj del me preferencë njëshifrore. Dumani hodhi poshtë anën faktike të akuzave të Ilir Metës. Dumani flet me vepra, nuk ka nevojë të futet fare në debatin e ndyrë politik. Ftesa dhe provokimi i Ilir Metës ishte për ta tërhequr SPAK-un dhe me një fjalor që nuk i takon kurrësesi një organi akuze që merret me faktet dhe me letrat, nuk ka nevojë të bëjë deklarata. Dumani ka bërë gjënë e drejtë, duke hedhur poshtë dhe takimin me MCGonigal.

Zheji: Nga mënyra se si e tha Meta, që ishte provokacion politik unë bie dakord. Ai përgënjeshtroi ish-kreun e shtetit, Ilir Meta dhe jo politikanin Ilir Meta.

metes minxhozi provokimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.