Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

35 mijë bileta treni falas në dispozicion për të rinjtë për të zbuluar Europën

11:09 / April 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
treni spanje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëtoni falas me tren nëpër Europë! Është mundësia që u ofron 35 mijë të rinjve programi DiscoverEU i Komisionit Europian i cili ka publikuar thirrjen për aplikim. Afati i aplikimit është deri të martën 30 Prill ora 12.

Të rinjtë e lindur nga 1 korriku 2005 deri më 30 qershor 2006, të cilët kanë shtetësi ose vendbanim në një nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian ose në një nga vendet e treta të lidhura me programin Erasmus+ (Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Turqia) kanë të drejtë aplikimi gjithashtu.

Kandidatët do të duhet t’i përgjigjen një kuiz-i me gjashtë pyetje në Portalin Europian të Rinisë. Komisioni më pas do të rendit kandidatët në bazë të përgjigjeve të tyre dhe do të ofrojë bileta treni në bazë të renditjes, brenda kufijve të lejeve të disponueshme.

Aplikantët e përzgjedhur do të marrin një biletë falas për udhëtimin me tren në Europë midis 1 korrikut 2024 dhe 30 shtator 2025 për një periudhë maksimale prej 30 ditësh dhe do të marrin një Kartë Rinore Europiane e cila do t’u japë akses në ulje çmimesh për vizitat kulturore, aktivitetet mësimore, sportet, transport, akomodim dhe ushqim.

Pjesëmarrësit mund të udhëtojnë vetëm ose në një grup deri në 5 persona. Përpara paraqitjes së një aplikacioni, duhet të caktohet një drejtues grupi për të plotësuar formularin e aplikimit dhe për t’iu përgjigjur kuizit.

Gjatë paraqitjes së aplikimit, drejtuesi i grupit merr një kod të cilin duhet t’ua transmetojë anëtarëve të grupit për t’i lejuar ata të regjistrohen. Me kodin e dhënë nga drejtuesi i grupit, anëtarët e tjerë të grupit mund të regjistrohen online dhe të plotësojnë të dhënat e tyre personale.

Komisioni filloi DiscoverEU në qershor 2018 dhe më pas e integroi atë në programin Erasmus+ 2021-2027. Që nga viti 2018, janë shpërndarë 284.000 bileta. Përvoja e DiscoverEU u mundësoi të rinjve të kuptojnë më mirë kulturat e tjera dhe historinë europiane dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sezoni i ri në kampionatin anglez, risi për gjyqtarët dhe VAR-in

15:59 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

“Sokrat, jemi këtu o shpirt”/ I dyshuari për vrasjen e portugezit mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, familjarët e presin jashtë

15:28 / August 21, 2026

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

15:09 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.