Në fakt vetëm dy ditë më parë aktori Erion Isai u pyet nëse është kandidati i mundshëm i Ersekës po duket se këtë të shtunë ka marrë konfirmimin zyrtar të kryeministrit Edi Rama.
Mes listës së kandidatëve për kryetar bashkie të zyrtarizuar nga kryesia e PS-së, bie në sy dhe emri i Erionit, i cili aktualisht është dhe Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.
Lexo edhe- Erion Isai kandidat për kryetar bashkie?
Erioni u bë i njohur nga emisioni i humorit “Portokalli” pikërisht duke luajtur rolin e një qytetari nga Erseka, ku binte mjaft në sy edhe dialekti i zonës që shkaktonte mjaft të qeshura.
Aktualisht, krahas angazhimeve në administratën shtetërore, Erionin e kemi parë çdo të dielë në krah të Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në Tv Klan, në emisionin e humorit “Be Coffe”.
