Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tedi Blushi: Janë gati 300 mijë “Vojo Kusha” për të ndaluar tentativën e pengmarrjes së Partisë së Lirisë

22:51 / April 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tedi blushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ashpërsuar tonet ndaj drejtuesit të SPAK Altin Dumani. Siç u shpreh në konferencë të mërkurën nga selia e partisë, të njëjtin qëndrim mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili në studion e emisionit Opinion akuzoi SPAK së bashku me struktura të tjera shtetërore që ka tentativa për ta marrë peng PL-në.

Blushi paralajmëroi se të gjitha tentativat për pengmarrjen e Partisë së Lirisë do të bëhen publike në Konventën e 27 Prillit të kësaj partie.

“Sepse Dumani për fat të keq është bërë një vegël e shëmtuar e Edi Ramës që me manovra kriminale është përpjekur të krjijojë një situatë brenda Partisë së Lirisë. Ka tentuar duke marrë peng individë të caktuar. Metodat i di shumë mirë z.Dumani, ka një veprimtari kriminale jo vetëm ai por dhe struktura të tjera të shtetit përfshi SHISH. Ka tentativë për të marrë peng PL sepse ky është shqetësimi dhe për këtë z.Meta ka ngritur tonet. Konventa e 27 Prillit do t’i bëjë publike. Përpjekja kriminale për të marrë peng Partinë e Lirisë do dështojë në mënyrë spektakolare. Meta ka thënë janë 300 mijë Vojo Kusha jo vetëm brenda vendit por edhje jashtë vendit që janë gati të pengojnë përpjekjen kriminale për të marrë peng Partinë e Lirisë”, u shpreh Tedi Blushi.

dumani pl Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.