Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush është Ago Gjolaj, biznesmeni i pijes energjike “8S2” që ju sekuestruan 97 makina dhe disa prona

10:33 / April 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1369
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasuritë e shtetasit Ago Gjolaj dhe personave të lidhur me të, janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, pasi ky shtetas akuzohet për veprën penale të “Pastrimi i Produkteve të veprës penale”. Bëhet fjalë për 97 makina, disa prona dhe llogaritë bankare.

Konkretisht, janë sekuestruar: Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q dhe pasuritë e paluajtshme në pronësi të saj, 97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk; dhe gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë, në emër të shtetasit Ago Gjolaj, shtetases Sonjela Gjolaj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK.

Ago Gjolaj është biznesmeni shkodran që tregton pijen energjike “8S2”, një pije e ndaluar në territorin shqiptar pasi është imitim i pijes energjike të prodhuar në Holandë “B-52”.

Po ashtu, kompania “B.M” SHPK në pronësi të bashkëshortes Sonjela Gjolaj, por e kontrolluar nga Ago Gjolaj është importuese dhe e birrës “Bavaria”.

Ky shtetas dhe kompania e tij është përfshirë në një sagë të gjatë përballjesh me drejtësinë, pasi kompania “Arseni SH.P.K” është e vetmja që ka ekskluzivitetin për importimin dhe tregtimin e pijes “B-52” nga Holanda. Drejtësia i ka dhënë të drejtë, por autoritetet nuk e kanë ndaluar Ago Gjolaj të sjellë në Shqipëri imitimin “8S2”.

Sipas raportit Nr. 154/M.a, datë 22.04.2022 të Anti-krimit Ekonomik dhe Proces-Verbalit të Kontrollit Nr. 67/2, datë 19.05. 2022 të Task- Forcës Hetimore” të Tatimeve, thuhet se firma “M.B Sh.p.k” është konstatuar se ka gjendje e hedh në treg, 60 herë më tepër sasi pijesh, se sa raporton të prodhuara e importuara. Për këtë mashtrim, kompania është dënuar me 15 milionë lekë gjobë.

Sikur të mjaftonin të gjitha këto beteja të humbura në të gjitha shkallët e drejtësisë dhe dhjetëra artikujve investigativ në media, Ago Gjolaj i bën “karshillëk” shtetit me dhjetëra automjete luksoze tip “Lamborghini” me të cilat shpërndan pije energjike, ku vetëm një prej tyre kap vlerën e 300 mijë eurove.

Ago Gjolaj biznesmeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.