Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

 Pse duhet investuar në pasuri të paluajtshme?

15:04 / April 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sarande apartamente 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasuritë e paluajtshme janë konsideruar gjithmonë një investim i mirë afatgjatë. Kjo për shkak se çmimet e banesave kanë një tendencë për t’u rritur në terma afatgjatë. Këto rritje gjithashtu priren të jenë më të mëdha se inflacioni, që do të thotë se në të vërtetë po fitoni para. Dhe këtë vëzhgim e kemi bërë në më shumë se 2 dekada që DevInfo po punon në tregun shqiptar. Megjithëse bota dhe tregjet globale janë tronditur nga pandemia që u shtri në të gjithë globin apo edhe nisja e luftës Rusi-Ukrainë, ju keni të drejtë të jeni të kujdesshëm në lidhje me investimin që do të doni të bëni në të ardhmen tuaj. Por, lajmi i mirë është se çmimi i pronës duket se po vazhdon të rritet.Ndaj, 2022 duket si viti i duhur për të investuar në pasuri të paluajtshme.

 Investimi në pasuri të paluajtshme përfshin blerjen, pronësinë, menaxhimin, marrjen me qira dhe/ose shitjen e pasurive të paluajtshme me qëllim gjenerimin e një fitimi.

Një nga strategjitë më të përhapura dhe të suksesshme është blerja e pasurive të paluajtshme me çmim më të ulët, zakonisht të lokalizuara në zona urbane apo rurale që kanë potencial të afërt zhvillimi.Më tej, përmirësimi i parametrave teknik dhe estetik të pronës, mundëson shitjen me një çmim atraktiv, i cili shërben për të mbuluar shpenzimet e blerjes dhe rikonstruksionit si dhe të krijojë fitim të kënaqshëm me pronarin. Në rastin kur prona mbahet për tu dhënë me qira, kjo e fundit arrin të sigurojë të ardhura të qëndrueshme periodike.

Avantazhet e Investimit në pasuri të paluajtshme

– Investimi në pasuri të paluajtshme është me i lehtë për tu kuptuar nga masa e gjerë e individëve dhe më i lehtë për tu vënë në zbatim. Procedurat e zotërimit të një pasurie të paluajtshme janë më të thjeshta.


– Investimi në pasuri të paluajtshme është një mënyrë më e sigurt dhe më mbrojtëse ndaj inflacionit.


– Investimi ne pasuri të paluajtshme krijon të ardhura të qëndrueshme periodike.Veçanërisht në rastin e lënies së pasurive me qira.


-Pasurive të paluajtshme në përgjithësi iu rritet vlera me kalimin e kohës. Kur ju keni bërë një blerje të zgjuar, të një prone e cila ndodhet në një pozicion shumë të mirë gjeografik e cila ka potencial që vlera ti rritet me kalimin e kohës ju keni bërë një investim të zgjuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.