Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Bylis toleron, Apolonia e mposht 4-1 në derbi! Flamurtari 2-2 AF Elbasani, Lushnja i bën “gjëmën” Besës

17:25 / April 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1713712423 flamurtari21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të dielë pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 30-të. Me fillim nga ora 15:00, Apolonia fitoi 4-1 derbin kundër Bylis.

Të ngjitur zyrtarisht në Superligë nga sezoni i ri, ballshiotët lëshuan dhe pësuan katër gola në një takim të vetëm, teksa gjatë gjithë sezonit kishin pësuar 22 të tillë. Umejiego, Trifoni, Maksuti dhe Omeri shënuan për fierakët, duke bërë që goli i Kibe në fund të ishte sa për statistika.

Në Vlorë, Flamurtari barazoi 2-2 me AF Elbasanin. Ndeshja ishte e luftuar dhe e denjë për dy emra që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar. Djemtë e Nevil Dedes vijojnë të jenë në krye të renditjes, teksa një javë më parë festuan rikthimin në elitë pas nëntë sezonesh.

Te tri pikët u rikthye Vora, që mundi 3-0 Tomorin e rrëzuar zyrtarisht në Kategorinë e Dytë. Sukses i rëndësishëm për Lushnjën e Maganit, që në “Roza Haxhiu” triumfoi 2-0 ndaj Besës, duke bërë që këta të fundit të jenë në zonën e ftohtë. Tri pikë me vlerë për Kastriotin, që fitoi 3-1 ndaj Burrelit. Kujtojmë se sfida mes Korabit dhe Luzit u shty për shkak të dëborës në Peshkopi dhe do luhet të mërkurë.

Kështu, AF Elbasani dhe Bylis kanë siguruar vendet në Superligë sezonin e ri dhe janë në garë për titullin në të Parën. Deri në këto momente matematikisht një vend në ndeshjet shtesë për ekipin e vetëm që do garojë në play-off për elitën kanë siguruar Flamurtari dhe Vora, ndërkohë që në garë tre javë nga fundi janë edhe Apolonia, Korabi, Lushnja dhe Kastrioti.

Kategoria e Parë, java e 30-te:

E dielë, 21 prill 15:00

Apolonia 4-1 Bylis

Flamurtari 2-2 AF Elbasani

Kastrioti 3-1 Burreli

Korabi – Luzi (shtyrë për shkak të dëborës në Dibër)

Lushnja 2-0 Besa

Vora 3-0 Tomori

Renditja:

image 43

beses gjemen Lushnja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.