Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prostituoi 11 vajza, kush është vëllai i Safet Bajrit që e kërkon Italia

16:51 / May 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prostitute
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 20 shkurt 2019, Ministria e Drejtësisë e Italisë i ka dërguar shkresë Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, për mundësinë e ekstradimit të Ilir Bajrit për shkak të një dënimi që ka atje me 5.6 vite burg, ndërsa italianët kanë marrë një përgjigje zyrtare më 4 mars të këtij viti.

Pas kërkesës së Italisë për ekstradimin e Ilir Bajrit ndaj këtij të fundit, në 24 prill, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër u zhvillua një seancë për njohje nga Gjykata të kërkesës dhe lejimin për ekstradim drejt Italisë. Organi i akuzës i kërkoi “Arrest me burg” Gjykatës për Ilir Bajrin, ndërsa ky shtetas ka edhe masë tjetër sigurimi, “Arrest me burg”, si i dyshuar në grupin “Bajri”.

KERKESA

Materiali i sjellë nga Ministria e Drejtësisë në Itali përmban 132 fletë në total. Ilir Bajri rezulton se është dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës me 10 dhjetor të 2010-ës me 5.6 vite burg si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qenieve njerëzore, ndërsa mbi të rëndonin akuzat “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion klandestin” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Ky grup kriminal, sipas drejtësisë italiane, ka vepruar që nga korriku i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2002 në zonën e Cervia në Ravenna. Pjesë e këtij grupi është edhe Enver Bajri, i cili është i dënuar me 4 vite burg dhe Bardh Bajri, që të dy pjesë e familjes Bajri. Përveç tyre në grupin prej 7 personash janë edhe Elvis Baroti, Fatmir Tafazi, Gëzim Çerkeku dhe Jetmir Topi.

Ky grup i drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri, sipas vendimit të gjykatës së Bolonjës, ka shfrytëzuar për prostitucion të paktën 11 gra dhe vajza, të cilat rezultojnë me emra dhe dëshmi gjatë hetimeve në këtë dosje. Grupi i drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri, grave dhe vajzave nga Shkodra, por edhe qytete të tjera, u falsifikonin pasaportat dhe më pas i detyronin të dilnin në rrugë.

DOSJA

Nga dosja e sjellë nga Italia rezulton se shtetasi Enver Bajri, që ka marrë një dënim me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit në Bolonja, si promovues i kësaj organizate kriminale, detyronte me kërcënime dhe rrahje vajzat që të prostituonin duke i dhënë atyre dokumente false si një pasaportë shqiptare dhe leje qëndrimi italiane.

Të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari dërgoheshin në Shqipëri përmes personave që bënin korrierin si Fatmir Tafazi. Në disa raste, shtetasi Ilir Bajri i gjente hotel dhe u tregonte zonën vajzave për të prostituuar dhe porosiste po ashtu dokumente false për ato. Paratë e përfituara u shkonin kushërinjve dhe dëshmitar për këtë, sipas hetimeve, është një shtetas italian, i cili ka qenë klient i prostitutave të grupit të drejtuar nga Enver Bajri.

Në vitin 2001, njëra nga vajzat që shfrytëzohej u kthye në Shqipëri pasi kishte marrë vesh për arrestimin e Enver Bajrit në atë kohë, por sapo ky i fundit u lirua, drejtësia italiane thotë se kërcënoi nënën e vajzës, duke e detyruar që vajza të rikthehej në Itali, duke vijuar që të shfrytëzohet. / Panorama

bajri Prokuroria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Fushë-Krujë

22:41 / July 13, 2026

“Vuçiç është një partner i vështirë”/ Rama zbulon arsyen pse ‘Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ‘ide e tmerrshme’

22:19 / July 13, 2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

21:59 / July 13, 2026

Terroristët online/ Eksperti Basha: Sulm ndaj vendit, jo vetëm bizneseve. Irani është investuar drejtpërdrejt për këtë goditje

21:21 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.