Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Arrestohen 5 persona! Sekuestrohen 1 ton kanabis dhe pajisje me vlerë 420 mijë euro

19:59 / April 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Garda Civile e Spanjës ka arrestuar 5 persona, mes tyre shqiptarë, pasi akuzohen për prodhim dhe trafik droge.

Gjykata ka urdhëruar masën “Arrest me burg” për 3 prej tyre, ndërsa 2 të tjerët u lanë nën hetim.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “SERVANA”, që filloi në nëntor të vitit të kaluar, pasi kishte prova për kryerjen e një sërë krimesh nga një grup kriminal të shtrirë në provincën e Valencias.

Sipas mediave spanjolle, hetuesit kanë konstatuar se orgaziata ëshjtë me bazë shqiptare dhe është e strukturuar në mënyrë perfekte dhe me metodologji kriminale të mirëpërcaktuar.

Organizata akuzohet si përgjegjëse për kultivimin intensiv të prodhimit të kanabis sativa.

Për të përshpejtuar rritjen e bimëve, ata përdornin materialin ndriçues të gjeneratës së fundit dhe kishin kondicionerë të mëdhenj për të shpërndarë erën.

Garda Civile ka kryer kontrolle të ndryshme në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në afatgjatë. Në fazën e parë, më 28 shkurt, u krye një kontroll në një magazinë industriale në Xeresa dhe një tjetër në një apartament në plazh në Gandía . Në fazën e dytë, më 25 mars, u krye një kontroll tjetër në një magazinë industriale në qytetin e Rótova.

Në total është sekuestruar pothuajse një ton kanabis sativa , duke evidentuar 308 kilogramë syth në procesin e tharjes.

Në kontrollet e ndryshme janë sekuestruar edhe: në Xeresa (7 klima industriale, filtra karboni, ventilatorë, nxjerrës, depozita, ndriçues etj., me vlerë 170 mijë euro ), në Gandía (disa pajisje celulare, 2 mijë euro cash, një furgon dhe një makinë) dhe në Rótova (pajisje elektrike, kondicionerë industrialë, transformatorë të tensionit të mesëm dhe objekte portative të rritjes dhe tharjes së marijuanës, me një vlerë prej më shumë se 250 mijë euro).

Në total, vlera e materialit të sekuestruar arrin në 420 mijë euro.

5 persona arrestohen Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026

Ambasada gjermane: “Thellësisht të shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

22:21 / October 7, 2026

Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

21:50 / October 7, 2026

Sulm me thikë në shkollë/ 19-vjeçari plagos 10 nxënës dhe mësues

21:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.