Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit Taulant Dedja, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me librin e ish-presidentit Bamir Topi.
Në statusin e tij, ish-deputeti Dedja shkruan se kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bamir Topi kanë mbështetur njëri-tjetrin pas kuintave.
“Edi Rama bashkinë që rimori me 2007 në radhë të parë e ka “dhuratë” nga Topi dhe PD e asaj kohe … dhe kur Topi u zgjodh president, Rama i shkoi me lule në zyrë… Thjesht i kujtoj sot Z. Topi një telefonatë që më bëri rreth mesnatës, dy ditë para se të zgjidhej president… dhe bisedën mes meje, Bamirit dhe Berishës pasi ishin takuar me Nanon…”
Më tej, Dedja shkruan se për postin e presidentit, Bamir Topi do të duhet që të falenderonte ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pasardhësin e tij, Edi Rama.
“Ai duhet t’i mbetet mirënjohës Sali Berishës sepse pa mbështetjen e tij nuk do ishte bërë kurrë president. Në radhë të dytë duhet ta falenderojë Ramen për mbeshtetjen “pas kuintave”.”
Në postimin e tij, Dedja nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
