Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës

22:01 / April 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hacker
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania dhe Britania të hënën kanë kapur disa persona të dyshuar si spiunë të Kinës, të cilët akuzohen se i kanë dhënë Pekinit informata të fshehta, teksa në Perëndim po rriten shqetësimet për spiunazhin agresiv kinez.

Në Gjermani, hetuesit kanë arrestuar tre shtetas gjermanë, në perëndim të vendit, mbi dyshimet se kanë shpërndarë informata për teknologjinë detare, kanë njoftuar prokurorët, përmes një komunikate.

Tre personat – të identifikuar si Herwig F., Ina F., dhe Thomas R. akuzohen se kanë marrë pjesë në një projekt për grumbullimin e të dhënave, të financuar nga agjencitë shtetërore kineze, si dhe për eksportim ilegal të një laseri në Kinë, raporton AFP.

Në Britani, dy burra janë akuzuar se i ka dhënë Kinës “artikuj, shënime, dokumente apo informata”, gjatë periudhës ndërmjet vitit 2021 dhe vitit të kaluar.

Policia i ka identifikuar burrat si Christopher Berry, 32-vjeçar, dhe Christopher Cash, 29 vjeç, i cili ka punuar më parë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar si hulumtues.

Dyshja e zbuluar të hënën në Britani akuzohet për shkeljen e Ligjit të vitit 1911 për Sekretet Zyrtare, dhe do të paraqitet në një gjykatë në Londër, të premten.

Arrestimet në Gjermani dhe akuzat në Britani vijnë mes paralajmërimeve të përsëritura perëndimore se shërbimet kineze të inteligjencës kanë vënë në shënjestër teknologji të avancuara.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Nancy Faeser, ka paralajmëruar për “rrezikun e konsiderueshëm që përbën spiunazhi kinez në biznes, industri dhe shkencë”.

“Fusha e prekur në rastin aktual – teknologjitë novatore nga Gjermania, që mund të përdoren për qëllime ushtarake është veçanërisht e ndjeshme”, ka bërë të ditur Faeser.

britania Gjermania spiune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026

Ambasada gjermane: “Thellësisht të shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

22:21 / October 7, 2026

Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

21:50 / October 7, 2026

Sulm me thikë në shkollë/ 19-vjeçari plagos 10 nxënës dhe mësues

21:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.