Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ligji i ri i hap rrugë abortit tek adoleshentët

08:42 / April 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Materniteti i Elbasaniy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse lindjet tek adoleshentët kanë ardhur në uljë në Shqipëri, pr/ligji për shëndetin seksual dhe riprodhues i hap rrugë lëjimit të abortit edhe tek të miturat e grupmoshës 16-vjeçare. Sipas nenit 12 të kësaj nisme, për ndërprerjen e shtatëzanisë, adoleshentet mund të abortojnë edhe pa djeninë e prindërve.

Nismëtarët e argumentojnë këtë fak me mundësinë që e mitura mund të përjetojë dhunë në familje nëse merret vesh që është shtatzënë.

“Të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj. Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se njoftimi do të çojë në rrezik të qartë të dhunës në familje, kërcënime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje”,thotë Ministria e Drejtësisë.

Po ashtu aborti lejohet të kryhet edhe në rastin kur një femër është më shume se 14-javëshe dhe kjo brenda 3 ditëve kur e konstaton mjeku.

“Vendimi për ndërprejen e shtatzënisë merret të paktën 3 ditë pas marrjes së informacionit. Në rast se afati prej 3 ditësh bën që të tejkalohen afatet e përcaktuara në këtë ligj, mjeku mund të vendosë që ky afat të mos respektohet”.

Aborti lejohet të kryhet vetëm në instancat shëndetësore shtetërore dhe klinikat e licencuara. Po ashtu mjeku specialist obstetër gjinekolog, që në vizitën e parë duhet të informojë gruan për rreziqet mjekësore që sjell ndërprerja e shtatzënisë, si dhe problemet e mundshme shëndetësore të ndërhyrjes mjekësore.

Në rang global, aborti ka hasur në kundërshti të shumta. Në Shtetet e Bashkuara, afro 20 shtete federale e kanë të ndaluar abortin. Ndërsa Franca ka ligjëruar duke e qujtuar të drejtë kushtetuese abortin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.