Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Elbasanllinjtë e zhvendosin hakmarrjen në Kosovë, i riu shtyp më makinë një person

10:57 / April 25, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shqiptarë nga Elbasani janë përfshirë në një ngjarje të rëndë ditën e djeshme në Pejë, ku njëri prej tyre ka mbetur viktimë.

Viktima u godit qëllimisht për vdekje nga një makinë, ndërkohë që mediat në Kosovë, kanë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë dhe zanafillën e këtij konflikti.

Mësohet se shqiptari që mbeti viktimë ishte Ilir Osmani, teksa i dyshuar për ngjarjen është Sergio Jonuzi.

Ky i fundit fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta arrestojë më vonë, dhe e ka dërguar në ambientet e paraburgimit. Sherri mes tyre ka nisur për shkak se viktima Ilir Osmani, dyshohet se i kishte djegur shtëpinë të dyshuarit Jonuzi.

Për t’u hakmarrë, Jonuzi i ka zënë pritë Osmanit në Pejë dhe e ka përplasur me makiinë. Mësohet se viktima dhe autori kanë pasur një proces të hapur gjyqësor në Shqipëri.

Lajmin për ndalimin e të dyshuarit e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar 48 ore për veprën penale vrasje e rende me qëllime hakmarrje” – tha Nikçi.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar një makinë, që dyshohet se është pronë e të dyshuarit.

NJOFTIMI I POLICISË SË PEJËS:

Nga Policia Rajonale në Pejë janë bërë të ditura të gjitha detajet e incidentit tragjik, përmes një njoftimi të ri për mediat.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 24.04.2024, rreth orёs 17:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё, fillimisht pёr njё aksident trafiku, mes njё veture dhe njё kёmbёsori.

Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs dhe pas hetimeve fillestare ёshtё kuptuar se nuk kemi tё bёjmё me aksident, pasi qё viktima ёshtё goditur me veturё qёllimisht nga i dyshuari duke i shkaktuar plagё tё rёnda trupore.

Viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs: shtetas i republikёs sё Shqipёrisё

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs duke e braktisur veturёn nё njё lokacion tjetёr.

Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, pas njё pune intensive operativo hetimore, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar: S.J. i lindur me 2001, Shtetas i Republikës sё Shqipërisë.

Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rёndё”, ndёrsa trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë pёr obduksion.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.