Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Ti e do me dokumente, po bëhemi qesharakë”, Rakipllari përplaset me Boçin për kallëzimin e Bardhit

22:31 / April 25, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i SPAK për të mos nisur hetimin e padisë së vëllait për shpifje ndaj Gazmend Bardhit, i cili pretendon se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, ka ‘përplasur’ të ftuarit në “Top Story”.

Robert Rakipllari u shpreh se nëse Bardhi ka fakte të reja në dosjen që prentedon se ka kundër Olsi Ramës, SPAK duhet të hetojë këto akuza, në të kundërt të hetojë palën paditëse. Boçi tha se SPAK duhet të hetojë në bazë të gjitha akuzave dhe elementëve të tjerë, jo vetëm denoncimin e Bardhit.

Curri: Kjo gënjeshtër e bardhë na shtyn të mendojmë që SPAK është i pavarur, i thotë vëllait të kryeministrit që nuk ka kallëzim. Për të njëjtën gjë për deklaratat publike që ka bërë Salianji, duan ta dënojnë drejt asaj duan ta çojnë. Ka dy drejtësi dhe dy standarde.

Boçi: Duhet të mos dilte me atë deklaratë se nuk ka pretenduar te SPAK Bardhi. Ai që ka pretenduar kallëzimin është vëllai i kryeministrit. Po mirë ky që bëri kallëzimin, në ajër e bëri ky?

Rakipllari: Mos duket sikur jemi në çmendinë. Bardhi del dhe thotë kam të dhëna të dosjes dhe disa çështje të reja dhe i bën këto publike si çdo opozitar. Nxjerr një dosje të madhe, kam një këtu thotë shumë gjëra dhe bën denoncimin publik. Nëse i ka vërtet dhe nuk i ka nxjerr nga arkivat e Berishës, thotë kam fakte të reja, kjo është super korrekte. Në këtë moment del vëllai i kryeministrit dhe thotë që ky zotëria ka shpifur. Vëllai i kryeministrit i thotë SPAK ose vërtetoi këto akuza, ose Bardhi..

Boçi: Ti po e zbukuron po e bën tregim.

Rakipllari: Nxirre kallëzimin e Olsi Ramës se po bëhemi qesharak. I thotë ose më dëno mua si trafikant ose Bardhin si kallëzues të rremë.

Boçi: Po nuk thotë kështu kallëzimi? Akt trimërie është kjo?

Rakipllari: Është bërë publik more, a ka mundësi të nxirrni dokumentin se Luçiano i do me letra. Politikanët këtu bëjnë akuza me njëri tjetrin. A je i interesuar vërtetë apo jo?

Boçi: Po të jap argumenta

Rakipllari: A duhet të dalë e vërteta? Jam i interesuar që e vërteta të dal në shesh.

Boçi: SPAK heton dhe zbulon. Të hetojë në bazë të fakteve dhe përgjimeve të dalin të gjitha, Harrove një element, nuk është vetëm Gaz Bardhi, është RAI3 nga fashikulli gjyqësor. Ju merreni me Gaz Bardhin, ai që sot debatohet është ka implikim apo jo?

Debat luciano boci Robert Rakipllari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.