Gjykata Kushtetuese ka pranuar për shqyrtim padinë e opozitës për tatimin e profesioneve të lira. Në njoftimin e siguruar nga Shqiptarja.com, thuhet se Kushtetuesja ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë publike, ndërsa gjatë procesit të gjykimit do të thirren edhe palët e interesuara, deputetët e opozitës si edhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave.
Nëse palët kanë argumente të tjera mbi këtë çështje, kanë afat për t’i depozituar deri më datë 21 maj.
Më datë 28 shkurt, 37 deputetë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë depozituan një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke e konsideruar në Kkundërshtim me Kushtetutën. Opozita në padinë e bërë kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e pikës 2 të nenit 24 ku parashikohen fashat 15% dhe 23% e tatimit të profesionistëve të lirë. Si dhe kërkohet shfuqizimi i fjalisë së dytë të germës D të nenit 69 ku përcaktohet tatimi i profesionistë që ofrojnë shërbime profesionale.
