Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë

13:33 / April 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1651
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur ish-zyrtarin e Urbanistikës Sarandë, Ariel Balani dhe ish-zyrtarin e IKMT Julian Preni, të akuzuar përkatësisht për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, SPAK bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Sofia Doda dhe Foti Doda, ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku vite më parë kishin ndërtuar një objekt.

Balani duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë Sarandë, i kërkuar Dodës shumën prej 12 mijë Euro, për të ndikuar tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit.

Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Balani, i ka marrë atij shumën prej 6 mijë Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe ai ia ka kthyer shumën e parave.

Gjithashtu nga hetimi rezulton se Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e ndjekur për prishjen e një objekti të ndërtuar në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit.

Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja, në vitin 2019, u mor vendimi për prishjen e objektit. Në muajin mars të vitit 2020, Julian Preni, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së në Sarandë, i ka kërkuar Foti Dodës, shumën prej 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil.

Sipas SPAK, pasi kanë negociuar, Doda i ka dhënë Julianit shumën prej 3000 Euro dhe objekti nuk u prish në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019.  Objekti u prish më pas në vitin 2021.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.