Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja si Berisha u arrestua në vitin 2000 me urdhër të Metës, blinda e forca speciale për neutralizimin e tij

22:35 / April 27, 20245 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 63b7fd6d3f5ba e1714250394966
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin 2000 Sali Berisha është arrestuar nga policia dhe pas këtij skenari fshihej kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta. Arrestimi i Berishës Në viti 2000 u mbajtën zgjedhjet lokale dhe opozita e asaj kohe, Partia Demokratike akuzonte qeverinë socialiste se i kishte vjedhur votat. Situata ngjason në shumë aspekte me sot, pasi në nëntor të 2000 ishte Sali Berisha, ai që ngriti qytetarët në revolta kundër qeverisë. Por çfarë ndodhi realisht? Paraditen e 28 nëntorit 2000, dega lokale e Partisë Demokratike në Tropojë organizoi një protestë për vjedhjen e votave që i ishte bërë opozitës në zgjedhjet për pushtetin vendorë. Policia e Tropojës kishte siguruar informacione në rrugë operative se atë ditë pritej të ndodhte një ngjarje e rëndë. Për këtë arsye aty mbërritën forcat RENEA në Bajram Curri. Protestuesit ju drejtuan godinës së gjykatës dhe kërkuan që të largoheshin forcat RENEA. Pas insistimeve të policisë, nisën të shtënat e armëve, kjo bëri që RENEA e policët të largoheshin me shpejtësi duke u strehuar në shtëpitë e qytetarëve. Më pas dhjetra militantë të PD, duke u infiltruar mes protestuesve nisën një sulm ndaj komisariatit të policisë. Fillimisht rrethuan godinën dhe kërkuan që të lirohen të arrestuarit politikë. Efektivët të trembur nga fakti se kishin përballë persona të armatosur dhe të inkriminuar, i liruan të gjithë personat që ndodheshin në paraburgim. Më pas u kërkua që ata të braktisin komisariatin. Një gjë e tillë nuk u pranua dhe kjo bëri që militantët të hapnin zjarr mbi komisariatin e Bajram Currit. Policia u përgjigj dhe nisi një shkëmbim i ashpër zjarri mes palëve. Kryeministri Ilir Meta reagoi menjëherë nga Tirana, duke akuzuar Berishën se po bënte grusht shteti kundër qeverisë.

Arrestimi i Berishës

Lexo edhe :

Related Posts

  • ilir meta sd 2
    Dikur e arrestoi, Meta poshtë ballkonit të Berishës: Jam bërë pishman për bashkëpunimin me Nanon e Majkon

Ngjarjet në Tropojë alarmuan gjithë Tiranën e për këtë arsye policia e Garda u vunë në gatishmëri. Forcat speciale ishin udhëzuar se do të zhvillohej një operacion sekret. Për këtë arsye rreth orës 19.00 policia bllokoi rrugët rreth ish-selisë së PD, përballë Toptanit sot, si dhe forca policie u vendosën te Ushtari i Panjohur dhe rreth Parlamentit. Po ashtu u fikën dritat dhe u mbush me autoblinda e persona me helmeta e maska. Në ngushticën që krijohet në rrugë prej bustit të “Ushtarit të Panjohur”, makinës së ish-presidentit Berisha, me targë RSH 054, me ngjyrë jeshile, shenjë dalluese vetëm për personalitetet që ruheshin nga Garda e Republikës, i prenë rrugën duke e rrethuar menjëherë rreth 20 maska, të cilat bërtisnin “Ndal! Ndal! Policia, ndal!”. Ndërkohë mbushnin armët për të treguar se ishin të vendosur të hapnin zjarr. Pasi u ndal makina, një prej oficerëve kërkoi të kontrollonte makinën dhe i kërkoi eskortës të dorëzonte armatimin personal..

Zyrtarët e lartë

Pjesë e ngjarjes ishin drejtues të lartë të Ministrisë së Rendit, Bilbil Mema, zëvendësi i tij, Niko Brahimi, si dhe komandanti i Gardës, Arben Çuko, si dhe prefekti i Tiranës, Taulant Dedja. Makina e fundit e eskortës së Berishës ishte ajo ku ndodhej Jozefina Topalli. Zëvendësdrejtori i policisë, Niko Brahimi, i kërkoi Berishës të dilte nga makina. Por ish-presidenti i asaj kohe rezistoi, duke kërkuar urdhrin e prokurorisë për ndalimin e tij. Më pas u urdhërua shoferi që të ndiqte makinat e policisë, por edhe ai nuk u bind. Atëherë, tri njerëz me maska hapën me forcë derën, zbritën andej me forcë komandantin e truprojave të Berishës. Po ashtu u larguan me forcë dhe 2 truproja të tjerë. Menjëherë një person i maskuar i policisë hipi në timon, ndërsa dy të tjerë hipën mbrapa, ku dhe ndodhej Sali Berisha. Ky i fundit rezistoi për rreth gjysmë ore. Ndalimi i tij u bë më 00.22, ndërsa makina e tij nisi të lëvizte rreth orës 00.55. Makina përfundoi te Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Roli i Metës

Në një dokumentar të publikuar më herët nga gazetari Andi Bushati kanë dalë në dritë pamje dhe ajo se çfarë ka ndodhur dhe në komisariat. Berisha është marrë më pas në pyetje nga Veli Myftari, i cili sipas Berishë i kishte thënë: “Zoti Berisha, ju kemi thirrur t’u këshillojmë që në mitingjet që organizoni të mos bëni thirrje antikushtetuese për prishjen e rendit dhe qetësisë publike..?. Berisha e ndërpret, duke i thënë: “Ti sot nuk me ke thirrur këtu, por më ke rrëmbyer” dhe kjo është e krejtësisht e paligjshme”. Duke iu referuar radios së policisë që qëndronte e takuar dhe vendosur mbi tavolinë, në mënyrë që dikush të dëgjonte mirë pas saj, Berisha vazhdoi: “Ai që të ka dhënë këtë urdhër ty dhe që tani fshihet pas kësaj radioje, është i paburrë. Ai e di se ç’është duke bërë, prandaj nuk guxon të nxjerrë fytyrën?? Radioja e policisë që ishte në duart e njërit prej shoqëruesve të Berishës, i cili nuk ishte në makinë, filloi të skanonte thirrjet në radiot e policisë. Ilir Meta shfaqej në të gjitha frekuencat. Berisha e akuzoi drejtpërdrejt se fshihej ai pas gjithçkaje. Por Berisha më pas doli dhe vijon edhe sot të jetë protagonist. Situata sot Nëse hiqet një paralele mes vitit 2000 dhe sot, kemi shumë gjëra të përbashkëta. Në të kohë ishte po Sali Berisha ai i cili protestonte duke sulmuar me armë policinë. Ndonëse sot janë bashkë, në atë kohë Ilir Meta arrestoi Sali Berishën, edhe pse nuk arriti ta ndëshkojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.