Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mosfirmosja e shkarkimit të Bushatit, Zëri Amerikës: Sinjal i Metës për Cakajn

22:01 / January 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
metabushati45 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, një ditë pasi kryeministri Edi Rama i dërgoi ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar, presidenti Ilir Meta firmosi sot dekretet vetëm për një pjesë të tyre.

Dy janë elementët që bien në sy në vendimin e Kreut të Shtetit. Fakti që nga 8 ministra që largohen ai ka fimosur shkarkimin e të gjithëve, me përjashtim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Po ashtu, nga 9 emrat e rinj, përfshirë postin e ri të Ministrit për Marrëdhëniet me parlamentin, ai ka dekretuar vetëm 4 prej tyre. Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Erion Braçe, ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, ministrin për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalësi dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Përzgjedhje e tyre nuk duket aspak rastësore, pasi që të katër janë aktualisht dhe anëtarë parlamenti, dhe plotësojnë automatikisht kriterin për të qenë anëtarë të kabinetit qeveritar. Për emërimet e tjera, të cilat vijnë jashtë politikës, mesazhi i Presidentit duket të jetë i qartë.

Për Genti Cakajn, si ministër i Jashtëm, Anila Denajn, si minister e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ballukun si minister e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Besa Shahinin si ministre e Arsimit dhe Elva Margaritin si ministre e Kulturës, kreu i Shtetit duket se do të shfrytëzojë kohën prej 7 ditësh që i jep kushtetuta, për të bërë verifikimet që ai mund t’i mendojë të nevojshme.

Mosfirmosja e shkarkimit të ministrit Bushati, duket gjithashtu një sinjal se për pasuesin e tij në krye të diplomacisë, Presidenti Meta do të mendohet edhe më shumë se për ministrat e tjerë. Në fakt lëvizja e zotit Rama shkaktoi jo pak habi dhe tërhoqi kritika të shumta.

Nga njëra anë sepse ajo erdhi në një moment kur diplomacia gjendet përpara sfidave të rëndësishme, që nga ajo e integrimit europian, te drejtimi i OSBE-së në vitin 2020, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm vendi do të jetë pjesë e Trojkës së kësaj organizate, e deri te procesi i dialogut që është hapur me Greqinë për trajtimin e një sërë çështjesh të mbetura pezull, përfshirë të ashtuquajturën Marrëveshje e Detit.

Nga ana tjetër edhe emri i përzgjedhur, ai i të riut nga Kosova Cakaj, aktualisht zëvendës ministër i Jashtëm, është parë me skepticizëm, për shkak të moshës së re dhe mungesës së një eksperience të nevojshme për një nga postet kyç të një qeverie.

Megjithatë kryeministri e ka mbrojtur më këmbëngulje zgjedhjen e tij duke e cilësuar “si një ndër njerëzit më të ditur që unë kam takuar në jetën time, si një njeri i përkushtuar ndaj një pune shumë të vështirë, si puna që ka bërë duke mbuluar të gjithë procesin e integrimit, ku kam mundur të vlerësojë kapacitetin e tij edhe si drejtues i një procesi shumë të vështirë dhe patjetër, edhe si një djalë që është shumë pranë vizonit, programit, mënyrës së të parit të gjërave të familjes sonë politike. Historia e tij nuk është shumë e gjatë, sepse ai është djalë i ri, por i tregon të gjitha këto”, u shpreh pak ditë më parë zoti Rama./Voa

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kolumbia siguron kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin K, la pas Portugalinë e Kristiano Ronaldos

11:53 / June 24, 2026

Trump dhe Rutte do të takohen në Washington para samitit të NATO-s

11:49 / June 24, 2026

Rama kritikon kryebashkiakët: “Duhet të jenë më pranë qytetarëve, jo në Tiranë”

11:46 / June 24, 2026

“Rama zbulon planin: Ish-zonat industriale do kthehen në hapësira me potencial ekonomik”

11:39 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.