Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta uron Erisa Xhixhon për postin e ri, kreu i PL: Kemi vendosur të jemi Partia me demokratike dhe më e organizuar në vend

16:50 / April 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta erisa xhixho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar zëvendëspresidenten, Erisa Xhixho për zgjedhjen e saj sipas tij të merituar në këtë post.

Meta shton se ka vendosur që Partia e Lirisë të jetë partia me demokratike, me e hapur dhe më transparente dhe gjithashtu edhe më organizuar dhe më ekzekutive në zbatimin e vendimeve që marrin.

Sipas tij, Xhixho me lidershipin e saj, shumë shpejt do të frymëzojë shumë gra, të rinj dhe të reja t’i bashkohen Partisë së Lirisë.

Postimi i plotë:

Shumë urime të përzemërta për Erisa Xhixhon për zgjedhjen e saj shumë të merituar, të testuar dje përmes një gare të vërtetë me dy zonja të tjera të nderuara si Miranda Rira dhe Myrvete Asqeri.

Me statutin e ri ajo si ZëvendësPresidente do të ketë kompetenca shumë të rëndësishme në drejtimin e Partisë të Lirisë.

Kemi vendosur të jemi Partia më demokratike, më e hapur dhe më transparente, siç e panë të gjithë shqiptarët dje.

Por jemi të vendosur të jemi Partia më e organizuar dhe më ekzekutive në zbatimin e vendimeve që marrim.

Prandaj Erisa do të jetë jo vetëm ZëvendësPresidente por edhe ZëvendësKomandante në zbatimin e vendimeve të Partisë të Lirisë.

Ajo ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës të saj në Partinë e Lirisë dhe është themeluese e LSI, si unë dhe shumë të tjerë, por vetëm 17 vjeç si “petroninse”.

Duhet të ishte zgjedhur deputete për kontributet e saj të jashtëzakonshme, sidomos me LRI, shumë kohë më parë por kurrë nuk u ankua dhe as u demotivua.

Sot është edhe nënë me dy fëmijë të mrekullueshëm për të cilët duhet të kujdeset si çdo nënë, por edhe Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës

Ndërkohë ka energji të pashtershme dhe pozitive për t’i përfshirë të gjithë dhe për të hapur Partinë e Lirisë siç bëri në kohën kur drejtonte LRI, që ishte organizata më e fuqishme në rajon.

Ajo fitoi gati me 90 përqind të votave kundër dy kandidateve që gëzojnë shumë simpati brenda Partisë të Lirisë dhe kjo është shumë domethënëse.

Lidershipi i saj është testuar në momente shumë të vështira dhe ajo di të marrë përgjegjësi dhe të jetë jo vetëm e dashur dhe e buzëqeshur me të gjithë por edhe plot autoritet kur duhet.

Kjo e fundit ndoshta vjen edhe nga fakti se është mbesa e një prej komandantëve më të njohur të Zonës të Parë Operative gjatë Luftës Antifashiste dhe themeluesit të parë të Akademisë Ushtarake pas Çlirimit, Gjeneral Major Thoma Xhixho.

Ajo është edhe familje Dëshmori, që kanë derdhur gjak për Çlirimin e vendit dhe e dinë çmimin e Lirisë sa i shtrenjtë është.

Unë besoj shumë se me lidershipin e saj shumë shpejt do të frymëzojë shumë gra, të rinj dhe të reja t’i bashkohen Partisë të Lirisë.

Po kështu duhet t’u kërkoj ndjesë Eneas dhe dy fëmijëve të tyre për mungesën e saj.

Por tani Erisa nuk u përket vetëm atyre por mbarë popullit të Lirisë!

Për Xhixhon nuk kam ç’të them tjetër se e ka thënë Petrit Lulo: “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”!

erisa xhixho Ilir Meta URIM
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.