Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Iu vu tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër, eksperti Karamuço: Akt terrorist! Ja dy pistat e hetimit

20:27 / April 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar ngjarjen që u raportua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku një sasi tritoli shpërtheu në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj.

I ftuar në një program televiziv, Karamuço e cilësoi si akt terrorist ndërsa tha se në dy vitet e fundit janë rritur sulmet, që kanë pasur si objektiv efektivë të policisë dhe personel të gjyqësorit.

Ai shtoi se lidhur me ngjarjen dy mund të jenë pistat e hetimit, ose konfliktet për pronën ose kultivimi i lëndëve narkotike.

Karamuço: Ka disa vite, qe intensifikohen sulmet dhe ngjarjet ndaj efektivëve të policisë dhe gjyqësorit. Ato janë kthyer në akte terroriste për t’i intimiduar dhe për t’i nënshkruar për të gjithë. Nisur dhe nga ngjarje të tjera, ka një fenomen, që vihet re ne Shkodër dhe Malësi të Madhe të kultivimit të lëndëve narkotike dhe këto persona kanë krijuar kartele.

Personi ka lëvizur me maskë, duhet parë nëse në rrugë të kryqëzuar e ka hequr maskën. Mund ta ketë pritur një makinë diku. Po hetohet për pamjet filmike. Po hetohen rastet dhe dosjet që ka pasur gjyqtari. Dy janë çështjet më të mëdha, nga të cilat kanë pasur probleme ne zonën e Shkodrës, e para është prona dhe ka pasur një abuzim të jashtëzakonshëm dhe pastaj kultivimi i lëndëve narkotike, i cili është përhapur në Malësi të Madhe dhe në ultësirën e Shkodrës.

Këto janë akte të rënë, që në kuptime të interpretimit të ligjit, duhet të kualifikohen si akte terroriste. Duhet t’u rëndohet pozita, sepse janë forma të përsëritura që po shenjtërojnë zyrtarët tanë”.

ervin karamuco gjyqtarit tritol
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.