Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku: Aksi Thumanë-Kashar dhe tuneli i Llogorasë hapen në fund të qershorit

14:29 / April 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rruge Thumane Kashar 857
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se aksi rrugor Thumanë-Kashar hapet më 30 qershor.

Në konferencën “Vera 2024, siguri, mikpritje, shërbime dhe infrastrukturë për pushuesit”, që po mbahet në Tiranë, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, si dhe aktorë të fushës, Balluku bëri të ditur se 2024 do të jetë një vit me shumë dorëzime veprash dhe hapje kantieresh të reja.

“Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër asket rrugore më kyçe të këtij korridori, pasi do të shpëtojë një herë e mirë trafikun që shkon dhe vjen nga Veriu drejt Rinasit, më 30 qershor do të jetë një aks i përshkueshëm. Me shumë gëzim do t’ia dorëzojmë Policisë së Shteti që të nisë operacionet dhe të ketë monitorim të plotë”, u shpreh Balluku.

Zv/kryeministrja bëri të ditur se edhe tuneli i Llogorasë do të hapet një apo dy ditë më pas.

“Tuneli i Llogorasë është perla e infrastrukturës shqiptare, me gjatësi 6 km, një vepër arti. Gjeologjia na ka ndihmuar atje, ndryshe nga puna te tuneli i Murrizit, por edhe ky tunel do të dorëzohet brenda 2024, duke mbyllur njëherë e mirë Rrugën e Arbrit”, tha Balluku.

Sipas saj, këto vepra mbaheshin në sirtar, duke u konsideruar ëndrra.

“Ndërkohë që ishin punë publike për t’u kryer prej vitesh, pasi ndikimi ekonomik që këto korridore kanë, si Korridori Blu edhe Korridori 8, që është në ndërtim e sipër, ashtu sikundër aeroportet apo portet, është i pamatshëm.”

Thumanë-Kashar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tatimet po verifikojnë faturat e arsimit, mbi 2 mijë e 100 individë në pritje të kompensimit

09:57 / June 5, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.