Pas 3 orësh, protesta e opozitës para bashkisë së Tiranë u mbyll, për tia lënë protestës së rradhës skenarit me përleshje, molotov. Ekspertët e kriminalistikës kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes para bashkisë së Tiranës. Protesta u shoqërua me fjalime nga përfaqësues të opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por nuk munguan as përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Protestuesit kanë hedhur edhe sot molotov drejt godinës së bashkisë, ashtu si në protestat e fundit, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Përleshje, gaz lotsjellës dhe molotov. Ekspertët e kriminalistikës bëjnë këqyrjen para Bashkisë Tiranë
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment