Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti Sula: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara dhe prej tyre fiton Rama

18:09 / May 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashnor sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për deputetin e Rithemelimit, Dashnor Sula, ish-kryeministri Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat Edi Ramës. Për të opozita është në kushtet aktuale që nuk fiton.

“Berisha, Basha, Meta janë figura të konsumuara. Problemi i opozitës është i madh. E kam thënë Berisha, Basha dhe Meta janë figura të konsumuara. Nëse vazhdojmë kështu Rama është fitues”, shtoi ai. Shqetësuese për të është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige. “Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, tha Sula.

Deputeti i opozitës nënvizoi se as Berisha dhe as Basha nuk kanë votat për të ardhur në pushtet. “Basha nuk ka as 10% të votave. Sali Berisha 30%. Zoti Basha na ka bërë dëm të madh. Zoti Basha nuk ka lëvizur që kur ke qenë ti në krah të djathtë të tij. Ti ke lëvizur ai nuk ka lëvizur. Në maj të vitit 2021 Sali Berisha u shpall non grata. Edhe djegia e mandateve është gabim trashanik i Bashës. Pse i dogji mandatet? Nuk binte qeveria e Edi Ramës”, shtoi deputeti.

Në një intervistë për ”Report Tv”, deputeti Sula tha se për shkak të situatës në të cilën ndodhen fraksionet e opozitës, i ka bojkotuar edhe mbledhjet e grupit. “Unë nuk shkoj në mbledhje grupi prej një muaji e kam bojkotuar se vendimet që merren nuk janë të drejta”.

dashnor sula PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.