Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ceremonia e rivarrimit të pesë dëshmorëve të atdheut, ministri Balla: Duhet t’i konsolidojmë rezultatet

18:18 / May 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1714752497 balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit duhet të forcojë përpjekjet e të rrisë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin e publikut. Ky ishte apeli i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, në ceremoninë e rivarrimit të 5 Dëshmorëve të Atdheut, ish-punonjës të Policisë të rënë në detyrë vite më parë.

“Jemi në vitin mbarëkombëtar të 80-Vjetorit të Çlirimit, ku Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, organizojnë këtë ceremoni rivarrimi në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku kanë rënë heorikisht në krye të detyrës e janë sot në altarin e kombit, duke përmbushur njëherësh, një detyrim ligjor që ishte harruar për të prehur në Varrezat e Dëshmorëve, këta heronj. I kemi bashkuar në një ditë, 5 Dëshmorët e Atdheut, pasi edhe procedurat për rrivarrimin kanë qenë më specifike dhe sot jemi këtu në 26-vjetorin e rënies në detyrë të Lulzim Sadikajt, ndërsa nesër 11-vjetori i përkujtimit të dëshmorit Selman Lena dhe po ashtu edhe ditët në vijim edhe të dëshmorëve të rënë në detyrë të Zylfi Sulmataj, Qazim Duka dhe Edmont Çuka. Pasnesër përkujtojmë të gjithë Dëshmorët e Atdheut”, nënvizoi ministri Balla.

Ai shtoi se Policia e Shtetit është organizata që gjatë këtyre 33 viteve e ka paguar me shtrenjtë vendosjen e rendit dhe sigurisë publike. “Humbja e dëshmorëve nuk është shkaktuar nga pushtues të huaj dhe kjo na bën të gjithëve të reflektojmë, shoqërinë të reflektojë, për domosdoshmërinë e përkujtimit të veprës së tyre. Reflektimi nuk duhet të vijë vetëm nga shteti, por mbi të gjitha nga shoqëria dhe asnjë shtet nuk krijohet, zhvillohet dhe forcohet, pa dëshmorët e vet”, u shpreh kreu i Ministrisë së Brendshme.

Balla foli gjithashtu për nevojën për rritje të mbështetjes për familjet e të rënëve, të cilët kanë nevojë për strehim, punësim, përkujdesje shtetërore për fëmijët e të rënëve. “Duhet të punojmë më fort që këto gjëra të mos përsëriten më, të mos kemi më të rënë në krye të detyrës për gabimet tona, apo strukturave të tjera, e bëj këtë apel në emër të sakrificave që këto vajza e djem, burra e gra, punonjësit e Policisë së Shtetit bëjnë çdo ditë në emër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në vend”, theksoi ministri.

balla dëshmorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.