Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta e opozitës te Drejtoria e Policisë, Balliu: Jemi në gjendje lufte! Zjarr e benzinë…Edi Rama do marrë përgjigjen

11:54 / May 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balliu 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita e bashkuar joparlamentare ka dalë sërish në protestë përpara Drejtorisë së Policisë këtë paradite, pas asaj që ndodhir mbrëmë.

Prej disa minutash mbashtetësit e opozitë kanë bllokura rrugën përpara Drejtorisë së Policisë, ndërsa pritet që protestës t’i bashkohet edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Sakaq, i pranishëm në këtë protestë është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka thënë me tone të ashpra se oppzita nuk do të ndale, ndërsa u bën thirrje qytetarëve ta tërheqin Ramën zvarrë.

“Ajo që ka rëndësi është se këta banorë kanë dalë në mbështetje të protestueseve. Ata janë dhunur si me Sahit Dollapin. Ata janë dhunuar me urdhër të Edi Ramës. Deklarata më e turpshme është deklarata e Edi Ramës për të ushtruar opozitën. Nëse Edi Rama grushton, grushtim do të gjejë.  U bëj thirrje shqiptarëve ta marrin zvarrë dhe ta hedhin në koshin e plehrave.Dje Edi Rama nuk sulmoi thjeshtë opozitën. Dje Edi Rama kërkonte luftë më qytetarët shqiptarë dhe tani të presi përgjigjen. Opozita do të bëjë gjithçka me çdo mjet me çdo mënyrë. Çdo mjet dhe çdo mënyrë! Zjarr e benzinë për të shpëtuar Shqipërinë. Këtu nuk bëhet fjalë për karrige”, ka thënë Balliu.

I pyetur më tej nga gazetarja e News 24 Dorjana Bezat se çfarë do të ndodhë nesër, Balliu dha deklaratën e fortë se jemi në gjendje lufte dhe do vazhdojë lufta. Sipas tij duke qenë në këto kushte nuk mujd të parashikohet se çfarë do të ndodhë.

“Ai dje i shpalli luftë shqiptarëve dhe jo opozitës. Dhe meqë i ka shpall luftë qytetarve të marrë përgjigjen. Edi Rama nuk do e shijojë pensionin, por në dyert e gjykatave. Kjo nuk është protestë por revoltë kombëtare. Jemi në gjendje lufte. Dhe këtu nuk mund të parashikosh çfarë mund të ndodhë. Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen për aferat që ka bërë. Ne nuk do ia falim dhe nuk do ia harrojmë lotët e nënave shqiptare. Nesër vazhdon lufta kundër atij që ka uzurpuar vendin. Nuk ka më ndalesa’, tha Balliu

balliu Edi Rama gjendje lufte tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.