Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Endri Shabani: Marrëdhënia e Metës dhe Berishës është si e bosëve të Cosa Nostras dhe Camorras

10:36 / May 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 saliberisha ilirmeta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Shabani theksoi se marrëdhënia e Metës dhe Berishës është si e bosëve të Cosa Nostras dhe Camorras, ndërkohë që lajthitja e ish-presidentit vjen pikërisht nga avancimi i punës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) sa i takon disa dosjeve që po heton, ku dyshohet se është përfshirë kreu i Partisë së Lirisë. 

“Si marrëdhënia e bosëve të Cosa Nostras dhe Camorras. Kapobandat e dy grupeve mafioze, që herë luftojnë, herë bashkëpunojnë, por në fund të ditës qëllimin e kanë që të fuqizojnë bandat e veta ndërkohë që i bëjnë pirg viktimat e njerëzve të pafajshëm. Jam i bindur që koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar. Ata që nuk e kuptojnë këtë kanë mbyllur sytë dhe shpresojnë që janë në ëndërr. Gjithashtu edhe qeveria ‘Rama’ ka goxha punë me drejtësinë, pasi ministra, zv/ministra, deputetët e ish-deputetët apo kryetar bashkie e ish-kryetar bashkie janë duke u hetuara nga SPAK apo disa janë kandidatë për të qenë subjekt i Prokurorisë së Posaçme. A është normale kjo situatë? Nëse do ishim në një vend tjetër qeveria do të ishte rrëzuar… Nëse do ishim në një vend normal Rama do ishte rrëzuar me votë prej shumë kohësh. Por këtu jemi përpara një rrjeti mafioz që e kanë mbërthyer Shqipërinë në çdo cep. SPAK po e çmonton këtë netëork, duke arrestuar grupet mafioze, duke hetuar oligarkë dhe pronarë mediash dhe duke çuar pas hekurave ata politikanë të pushtetshëm që as në makthet e tyre më të mëdha nuk kanë imagjinuar që do japin llogari për atë që i kanë marrë shqiptarëve dhe atë që i kanë bërë Shqipërisë”, deklaron Shabani.

Shabani tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.