Nga rreth 216 mijë punëmarrës të inspektuar në total, rezulton se infomaliteti më i lartë konstatohet në Rajonin e Tiranës, me 643 punonjës të konstatuar në të zezë, ndjekur nga Rajoni Korçë, Shkodër, Vlorë dhe në fund renditet Rajoni Dibër me 168 punëmarrës informalë.
Sa i takon punonjësve informalë të konstatuar në sektorin privat, peshën më të madhe e zë sektori i tregtisë me 965 të punësuar, ndjekur nga ndërtimi me 489 individë, dhe vendin e tretë e mbajnë ndërmarrjet prodhuese. Në sektorët e tjera informaliteti duket në nivele shumë më të ulëta.
Një indikator matës për eficensën e punës së inspektorëve është mesatarja e numrit të informalëve të konstatuar për inspektor. Kjo mesatare për vitin 2023 është 25 Informal/Inspektor. Krahasimisht me një vit më parë reflekton përmirësim të punës, pasi për vitin 2022 ky indikator rezulton në masën 21 Informal/Inspektor. Në raport me indikatorin i përllogaritur si numri i punëmarrësve të padeklaruar (informal) për subjekt të inspektuar, për vitin 2023 rezulton 5 informal/subjekt.
