Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Balla në Vlorë: Nis vëzhgimi me dronët Bayraktar, këtë vit duhet të heqim vendin nga halli i kanabisit

16:01 / May 4, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1714828766 taulantballa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Vlora, ministri i Brendshëm Taulant Balla shpalosi qëllimin e sezonit veror. “Në vitin 2023 i kemi dhënë një goditje të fortë kultivimit të bimëve narkotike. Por në këtë vit duhet që përfundimisht të heqim vendin nga halli i kultivimit të bimëve narkotike kanabis”, tha Balla.

Në një takim në Horë-Vranisht të Himarës, ku të pranishëm ishin kryetarët e bashkisë së qarkut Vlorë, drejtues të policisë e më gjerë, Balla foli për përdorim të dronëve në monitorim nga ajri, së bashku me Guardia di Finanza.

“Gjatë këtij viti dhe shumë shpejt do të nis monitorimi nga ajri edhe me dronët “Bayraktar” bashkë me Guardia di Finanza që do të intensifikoj kontrollet. Me qëllim jo vetëm kultivimin e bimëve narkotike, por edhe goditjen e ndërtimeve pa leje”, u shpreh Balla.

Balla kërkoi nga policët që të përqendrohen në dy pika të veçanta, ndërtimet pa leje në bregdet dhe malet me kanabis. “Nuk do të merremi më me çatitë e fshatarëve, këto procedura janë lehtësuar për qytetarët por kontrolle të ndërtimeve pa leje në bregdet dhe për kanabis. SPZ-të nuk kanë më pse të merren me këtë punë, mjaft më me historitë e çative”, theksoi ministri.

Kanabis Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.