Grida-Duma-protestuesit-dhunaIsh-deputetja e PD-së, Grida Duma ka vizituar në Spitalin e Traumës protestuesit që sipas saj janë dhunuar nga forcat e rendit, e cila përdori gaz lotsjellës.
Në një postim në Facebook, Duma thekson se familjet janë në mjerim dhe nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, pasi jetojnë me 1500 lekë në ditë.
“Jetoj me 1500 lekë të vjetra në ditë si familje, jam njeri i vuajtur, një vajzë 16 vjeçare më ka vdekur. Erdha në protestë pasi lashë në spital një të familjes. Nga spitali në protestë nga protesta në spital.
Do protestoj prapë se vij për vete, nuk kam ku gjej as punë as shpëtim, ku të emigroj unë, me zor lëviz nga Lezha nē Tiranë.
Nuk di pse më kapi gazi, isha larg dhe s’kishte as pse të kishte gaz, do ketë qenë uji që hidhnin për të lagur njerëzit me gaz, vetëm ai dyshoj.” Kaq tha natën e mbrëmshme në urgjencën e QSUT ndërsa përseriste, do të protestoj prapë nuk frikësohem. Protestojnë për vete, për mjerimin që nuk munden më ta zgjidhin me asnjë mjet. Protestojnë se s’kanë asnjë zgjidhje”, shkruan Duma.

