Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar vetëm një ditë pasi emri i tij doli në listën e të kërkuarve nga Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë.
“Putini nuk do paqe. Ai është i çmendur dhe vendi i tij e dëshmon këtë çdo ditë”, është shprehur Zelensky.
Ndëkohë që me anë të një videomesazhi nga Katedralja e Shën Sofisë në Kiev ai uroi besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve.
Ai kishte zgjedhur të mos shfaqej me veshjen tipike ushtarake, por kishte veshur një këmishë tradicionale ukrainase.
“Bibla na mëson të duam fqinjin tonë. Dhe sot ajo na tregoi kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Kur të gjithë u afruam me njëri-tjetrin, tha ai në Telegram.
Duke iu referuar luftës me Rusinë ai shtoi: “Ish-fqinji, i cili na keqtrajtonte vazhdimisht, është përgjithmonë larg nesh. Ai erdhi të na vrasë. Bota e sheh këtë. Zoti e di. Dhe ne besojmë. Zoti ka një sferë me flamurin e Ukrainës, kështu që me një aleat të tillë, jeta me siguri do të fitojë mbi vdekjen”.