Kryeministri Rama në një deklaratë për mediat pas protestës së djeshme, pasi përgëzoi policinë për punën e bërë gjatë mbremjes, foli edhe për dhunimin dhe me pas ndalimin e Sahit Dollapit.
Rama tha se, policët ishin presion gjatë gjithë kohës dhe u dhunuan me mjete nga më të ndryshmet. Ai tha se në ato rrethana i mirkuptonte ato dy policë që bënë një veprim më shumë. Po ashtu Rama shtoi se në vende të tjera të botës një person që i ikën me vrap policisë do ta kishtë pësuar edhe me keq.
“Dikush qe iken policisë me vrap e ka një arsye që ikën me vrap. Në vende me demokraci shume më te mirë se e jona do ta kishte pësuar shumë më keq. Te veprosh në ato kushte te jesh nën flakë e gurë e nën një presion shtazarak nuk është gjëja më e kollajshme. I kuptoj ata dy punonjës policie që bën një veprimt të tepërt, por duke e gjykuar ne nga ekrani. Ama tupr më te madh e përqeshje më te madhe me ate incident, ta kthesh në një histeri për te provuar se në 7 orë ishte policia shkaktarë e gjithë asaj që pamë, nuk ka. Dua ta them këtë se kam pasur shumë mësazhe njerëzish të revoltuar”, tha Rama.
